• |
ide | kryesore

Ministrja italiane e mbrojtjes: Në Ballkan, problemi i vërtetë është korrupsioni

Lajme, Të fundit



Ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, pjesëmarrëse në Samitin e Poznan, qëllimi i të cilit është të favorizojë stabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë në integrimin e këtyre vendeve drejt integrimit evropian vuri theksin mbi problemin real, që sipas saj është korrupsioni në shtetet e Ballkanit.

“Korrupsioni është i dëmshëm për zhvillimin industrial, ngadalëson rritjen ekonomike, ndryshon konkurrencën midis kompanive dhe dekurajon investimet dhe inovacionin duke ulur efiçencën dhe produktivitetin në të njëjtën kohë duke shkaktuar humbjen e parave publike, duke devijuar burimet ekonomike nga alokimi i tyre korrekt”, – u shpreh Trenta.

Më tej, ministrja italiane shtoi se, “efektet e korrupsionit penalizojnë kryesisht njerëzit më të varfër, një menaxhim më i kujdesshëm dhe i barabartë i burimeve do të favorizonte klasat më të dobëta dhe të gjithë sistemin në tërësi”.

Procesi i Berlinit është një nismë e nisur nga Gjermania në vitin 2014 me qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e perspektivës për integrimin evropian të vendeve të rajonit.



2 Comments

  1. Thu ti nuk e dimë ne këtë… është desh të mblidhet samiti juaj të na e tregoni.
    Ju, e ambasadat tuaja po e mbështesin këtë korrupsionin që përmend zotrote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *