• |
ide | kryesore

“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, zbulohet mesazhi kërcënues ndaj Klement Zgurit

Lajme, Të fundit



Është zbuluar mesazhi kanosës i dërguar në llogarinë personale në “Facebook” të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Klement Zguri. “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”- është mesazhi që mësohet se i është adresuar Zgurit nga shtetasi E.Pjetrini.

Kreu i KQZ-së është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën në zyrën e tij, por edhe në ambientet e KQZ. Po ashtu, edhe familja e Zgurit, është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Ky kërcënim vjen një ditë pas përplasjeve në KQZ në lidhje me hapjen e kutive të votimit të 30 qershorit.

Arsye të tjera që mund të qendrojnë pas kërcënimit, mendohet të jenë qëndrimet që Zguri ka mbajtur ndaj zgjedhjeve vendore.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *