• |
ide | kryesore

Rrotacioni në bashkitë opozitare, kryebashkaku i Kamzës: S’largohem nga detyra, do më mbrojnë qytetarët

Lajme, Të fundit



Kryebashkiakët e djathtë vijojnë të refuzojnë të largohen nga detyra, edhe pse të zgjedhurit e rinj nga radhët e Partisë Socialiste po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht “stafetën”. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është shprehur se nuk do të lejojë që Rakip Suli, të ulet në karrigen e tij.

Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti. Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin.”- ka thënë Mziu i pyetur nga “Top Channel”.

Sipas Mziut, tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa opozitën, shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu. “Jam i sigurt që nëse do të kishte përplasje mund rë kishte edhe qindra të vdekur. Personi më i interesuar në këtë kontekst është vetëm kryeministri. Opozita ka rënë dakord për të mos lejuar rotacionin në Bashkitë e saj, ajo njeh vetëm 13 tetorin e Presidentit, deri në atë ditë janë të bindur se Rama do të ikë.”– u shpreh Mziu.

 

 

 

 



9 Comments

  1. Her par dhe e fundit qe kam kaluar be kamez ishte ne korrik te vititn te kalaur. Kamza katastrof….
    Qerohu prej aty kaptinbosh….
    QeroHu menjeher….. zhduku

  2. O Zhilal po kush eshte ai budall qe del per te mbrojt surratin tend te shpifur,eshte gjynah qe Kamza ngjit me kryeqytetin te drejtohet nga nje provincial qe vjen era gjize dhe nuk ka asnje lidhje me qyteterimin,ik o Zhilal hap krahun se e ke bere bashkine si stalle derrash…

  3. Po ky Gjici, si i mori 40 e ca perqind ne 2015? Termet, termet, i paska qire robt!
    Gjithsesi, Xhelalin mos e merrni dhe kaq shume per fanatik, se mund t’i dalin raste qe ka bashkepunuar me firmat e Sadrinjeve te qeverise. Sillet pak si Fullani ky.

  4. Kamza ka dhe ambasador,nuk ka ngelur stalle lopesh,kotec pulash apo nevojtore pa i vene emra” W.Curcill,W.Clinton,Tramp,Berluskoni,Micotaqis e plot emra te tjere.Mziu dihet qe eshte nje kokerr gomari por ama ka dipllome dhe eshte DOKTOR nga Universiteti i Kristalte dhe ne dipllome (pa nota) thuhet qe hante qingja dhe keca dhe viti shkollor ishte 2 muaj.Prejini rrogen ketij ahengciu dhe te shkoje tek ato rruget me emra burrash shteti ,Do kullosi lopet,vetem kete zanat ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *