• |
ide | kryesore

Sandër Lleshaj takim me homologun e tij britanik në Samitin e Poznan-it

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar ministrin e Shtetit për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë.

Në qendër të takimit mes tyre ka qenë bilanci i bashkëpunimit dypalësh, si dhe në perspektiva e zhvillimit të tij.

Gjatë bisedimeve, është evidentuar niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe janë përcaktuar drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.



5 Comments

  1. Po ky eshte lajm fantastik,more shqiptare.Tani e tutje,nuk do kemi me krim ekonomik dhe as pastrimit te parave,sepese Lleshaj do te modernizoka teknologjine policine shkencore,aresimin bile edhe kualifikimin e policise,per trajtimin me metoda shkencore kultivimin dhe mbulimin e gjithe siperfaqes shqiptare,me kanabisin e famshem,qe i nxorri nga detyra dhe i specializoi rilindja,ne kete detyre te re dhe shume fitim-prurese,bile edhe me shume se PPP dhe rruget qe do ndertohen me cmimin me te “mbrekullueshen”,ne bote. Bravo Lleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *