• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shpërbëhet banda që trafikonte të mitura drejt Greqisë, në pranga 7 persona dhe 1 i shpallur në kërkim

Lajme



Një rrjet që trafikonte vajza të mitura me qëllim prostitucioni drejt Greqisë, është zbuluar në qarkun e Korçës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zereci”.

Policia e Shteti ka njoftuar se ka vënë në pranga 7 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, nën akuzën e trafikut të drogës dhe tentativës së trafikimit të të miturve.

Mes të ndaluarëve, bën pjesë shtetasi Roland Luli, që rezulton i shpallur në kërkim pas një dënimi nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm.

Të arrestuarit e tjerë janë:

M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;

E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;

R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;

E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan.

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Gjithashtu, shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq,  të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë “Zerecit”-t janë sekuestruar gjithashtu: 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi  fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekjen e hetimeve të mëtejshme.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/427602651425097/?v=427602651425097



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *