Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi, i bërë pjesë e Kuvendit nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, i është drejtuar sërish përmes ironisë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos e kthejë “në bazë Ilir Metën”.
Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Maliqi është kthyer pas në kohë, duke i bashkëngjitur postimit të tij një video nga fushata elektrorale e vitit 2005, kur Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që drejtohej asokohe nga presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta, fitoi 5 mandate deputetësh, ndërsa në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, 19 deputetë.
Ndërsa shkruan se kreu i qeverisë ka përvetësuar të gjitha postet më të larta të vendit, Maliqi i kërkon Ramës të mos e shkarkojë kreun e shtetit, sepse përndryshe sipas tij “pjesëmarrjen në votimë do e ketë edhe më të ulët se në 30 qershor”.
Postimi i Maliqit:
“Z.Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar të lutem mos u bej dhe President, të lutem 1000 herëmos e shkarko Presidentin, se po e bërë do të bien të gjitha detyrat e mësiperme. Shih videon është e 2005 me cilësi jo të mirë dhe mori 5 mandate dhe në 2017 mori 19 mandate deputetësh, të lutem mos e kthe në bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit.
Mos ja plotëso dëshirën se nga 21,6% sipas teje mqse vet votove vet i numerove , po e shkarkove do përfundosh 11.6%. Kam besim se ti s’je as ironik as arrogant por je njëri që punon për popullin, po e lulëzon këtë vend me papunësi, krime, trafiqe, korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kercenime, burgosje të varfërish për energji elektike, për 3 gr droge, dhe arrestime politike. Emërime nepotike me drejtues arrogant e të paaftë. Kthjellohu, reflekto, shijoje pasurinë që ke vënë për 20 breza në kurriz të socialistëve të ndershëm të zhgënjyer dhe shqiptarëve që i ke katandis si mos më keq ku 85% e tyre s’bëjnë dot një ditë plazh.”- shkruan Maliqi.
Cfare te reflektoje me, ai duhet futur brenda!!! Eshte i rrezikshem per shoqerine, madje dhe per vete socialistet!
Zoti maliq duhet te jete udheheqes i opozites sepse eshte koherent ne qendrimet e tij .
Edhe lefter dhe maliq? Nejse, ky eshte me edi ramen apo kundra? Ka njeri ta ftilloje?
ti the or pall se bo u bene zgjedhjet ne 30 qer. u ne do jap dorheqjen . je komplet rk
Ky eshte kryetari I pd se vertet maliqi o shpellare jo lulu qe e han sapunin per djathe