• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, Haradinaj takim me kongresmenin Engel

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Mësohet se në fokus të tryezës së diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike të vendit dhe veçnërisht ndërprerja e dialogut me Serbisnë.

Sipas Haradinajt, ky normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe duhet të përmbyllet me marrëveshje finale. “Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj, duke vënë theksin tek nevojshmëria e mbështetjes së SHBA-së për rikthimin e dialogut.

Kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se vendi “do të jetë përjetë mirënjohës për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”.

Ndërkaq, kongresmeni Engel u shpreh se shpreson që Kosova të vazhdojë të përparojë në drejtim të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *