• |
ide | kryesore

“Edi Rama: Kalova lumin…”, protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të hec-eve në lumenjtë e vendit

Lajme, Të fundit



Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara godinës së Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit.

Në protestën e organizuar nga “Eco Albania”, protestuesit mbanin në duar pankarta ku mbishkruheshin thirrje kundër ndërtimit të hec-eve, që konsiderohet prej tyre si akti gjenocidi.

 

 

Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.

Ndërkaq, protesta të kësaj natyre janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më datë më 16 korrik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *