• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë turistë, jo zotër të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në “News 24” tha se ndërkombëtarët nuk mund të dalin kundër kushtetutës së Shqipërisë dhe se ata janë turistë e jo zotër të vendit.

“Më gjej një ndërkombëtar që ka përshëndetur zgjedhjet. Shqipëria është vend sovran dhe nuk ka ambasador që të dalë kundër Kushtetutës. Le të guxojnë të dalin kundër dekretit të presidentit të tyre. Nëse shkohet në gjykatë ndërkombëtare, del se shkelin sovranitetin e një vendi anëtar të NATO-s.

Ndërkombëtarët janë turistë, jo zot. Ka prej 4 vitesh që s’ka këtu më as investitorë të huaj, këtu ka prej 4 vitesh kompani fantazmë që vijnë. Ne nuk kemi investitorë të huaj që i dalin garant shtetit shqiptar, por kompani që marrin para nga Shqipëria dhe ikin”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se opozita dëshiron që të ndërgjegjësojë ndërkombëtarët se kush është Edi Rama dhe se kë po mbështesin.

“Të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme dhe konspirative. Sot shoqëria civile dhe mediat janë të kapura nga Edi Rama. Ju vetë keni bërë pyetje që i kanë vënë në vështirësi Rama dhe të tijtë.

A e dini ju se Veliaj paguan njerëz në media për PR, Rama ka facebook-istët e vet. Ne kemi strategji. Strategjia jonë sot nuk është 13 tetori, pasi do edhe 3 muaj. Ne duam që ndërkombëtarët të kuptojnë se kush është Edi Rama. Ne dalim për të kuptuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët se kush është Rama.”, tha Kryemadhi.



9 Comments

  1. Ne fakt eshte e drejte. Ata duhet te jene turiste, ju pronare te shqiperise. Ju te vidhni dhe keta tju lene te qete.

  2. Nderkombetaret jane zoter legjitime te ketij vendi. Shqiperia u eshte dhene me koncesion-1 dollar metri.
    Prandaj edhe bejne sikur bejne zgjedhje. Flini shqiptare, flini, ka kush rri zgjuar per ju!

  3. ik moj shurre. shyqyr qe jane, madje dhe me ata prezent Ju nje grusht horrash te bere bashke na perdhunoni perdite. ju qifsha tracen albanez muti

  4. VETEM KUR LEXON FRAZEN ” A e dini ju se Veliaj paguan njerëz në media për PR ” ESHTE PER TE TE VENE NJE VIZE TE MADHE MOJ MURGESH . TI DERI DJE NA RRUAJTE KARIN ME LEJFENIN , SE GJOJA ISHTE PUNETOR , NUK I NGJANTE PALLOSHIT , KISHTE PUNU MIRE , KISHTE MBAJT POTHUAJSE TE GJITHA PREMTIMET KRYESORE ETJ ETJ . BILES TI ARRITE TI BESHE NJEREZIT E BASHES TE DYSHOJNE NE OPOZITARIZMIN TEND ME ATO MBROÇKULLA QE THE . NDERSA SOT NA DEL LEJFENI KURVE SE STEPELQEN TY . IK OJ DILETANTE , IK BEJE MURGESHEN DHE LEJA POLITIKEN BURRIT TEND SE PO TE JETE PER TY KESHTU DO JEMI EDHE PAS 50 VJETESH . MIRE E THA PALLOSHI NUK DO KETE ME LSI NE 2021 ME GOMARLLIQET QE THUA DHE QE BENE .

  5. Ik moj kuçke e mutit,ti dhe Likja do ikni ne burg si hajdutet me te medhenj te shqiperise,sa per 13 Tetorin bej zgjedhje ti me Liken se mbasi te shkarkohet me turp aty do vij dhe do ziheni si qene te dy ju. Edi Rama eshte i vetmi qe do bej kete vend.ju te tjeret ini plera,prandaj e kini inat ti hani mutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *