• |
ide | kryesore

Kryemadhi tregon për luftën me sëmundjen e rëndë si dhe kostot e operacionit

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhin, tregoi sot në News 24 për operacionin e vështirë që realizoi pak javë më parë. Ajo rrëfeu se prej 5 vitesh vuante nga kanceri në qafën e mitrës. Doktorët i kishin kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Kryetarja e LSI tregoi se operacioni kushtoi 6500 euro, 1/3 e çmimit të këtij shërbimi në Shqipëri.

“Ndjehem shumë mirë falë mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm. Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, të paguajnë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekësia nuk është të kurosh, por të parandalosh.

Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e mbaja nën mbikëqyrje, por doktorët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe.

Më vjen zor ta them pavarësisht se kam respektin më të madh për mjekët shqiptarë, i adhuroj.

Unë e kam ndjerë, kam bërë një operacion në një spital shëndetësor dhe unë nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro. E bëra operacionin në një vend të BE, ku ishte 1/3 e cmimit të Shqipërisë dhe ku shërbimi i ofruar ishte 10 herë më i lartë. Do të dëshiroja që të gjithë socialistët të deklaronin faturat e operacioneve plastike të grave të tyre dhe të vet atyre”, tha Kryemadhi.



14 Comments

  1. ME VJEN SINQERISHT KEQ MURGESH . ISHALLAH SHERIM TE SHPEJT , NE RADHE TE PARE PER TY , PER BURRIN TEND POR SIDOMOS PER FEMIJET E TU .
    POR NUK RRI DOT PA TE THENE SE NJE PJESE TE MIRE TE FAJIT PER KETE SHENDETESI PALAÇO DHE GJITHÇKA NEGATIVE PER KETE VEND , NJE DORE TE MIRE JA KE DHENE EDHE TI .
    TE KERKOSH FALJE ESHTE NJEREZORE , TE FALESH ESHTE HYJNORE .
    EDHE NJE HERE ISHALLAH SHERIM TE SHPEJT .

  2. Genjen qe ky operacion eshte 20,000 euro ne Shqiperi.

    Eshte jo me shume se 7,000.

    Operacioni jashte do i kete kushtuar me shume.

  3. Kjo katolikja e konvertuar vuan nga limfoma nga e cila nuk ka shpetim. Simptomat e para limfoma t’i jep atje ku eshte bere operacion sepse kjo ka qene autoshkolle qe ne moshe fare te re. Ka shkuar per kurim ne NewYork qe vetem check-up kushton 50000$, ne vazhdim shkon cdo jave ne Rome per kimioterapi (4500€ seanca).

  4. Jo, une nuk kam kohe te lire, po zafmet e ke futi ti nji t’rrujtme karit Edit dhe po te doli koha kalo edhe nje here nga Meta.

  5. Po po, ti dergove edhe njeren vajze per siguri ne Angli se ta kishin kercenuar, pikërisht atë ne moshe universiteti, dhe vetem njeren nga vajzat se te tjerat kercenuesi s’kish ç’ti donte.
    Pastaj trego pak sa lek ke harxhuar per te rregulluar surratin?
    Me ke tallesh ti malarje? Ke dhe guxim e diskreriton shqiperime qe te bene miliardere.
    Mua kjo gje me duket me teper arsye për t’i shpëtuar burgut, po i pqrqprin se keqes.
    Po Metes cfare do ti nxirrni, paaftesi per te gjykuar e vepruar?
    Nqs ste ka marre kanceri do te marre haku, gjaku dhe vuajtjet e nje kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *