• |
ide | kryesore

Liverpool i ndërhyn Interit në objektivin e merkatos: tratativë e avancuar me Nicolas Pepe

Sport



Nicolas Pepe është një nga pjesët më të vlefshme të merkatos së kësaj vere. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e Lille (22 gola dhe 12 asist), sulmuesi 24-vjeçar do të mund të transferohet tek Liverpool, që I ka djegur kohën Inter, që vazhdon të ndjekë me interes lojtarin.

Konfirmimi arrin direkt nga presidenti i klubit francez, Zherard Lopez: “Ka pasur disa qasje me lojtarin, jo me ne. Liverpool ka lojtarë të ndryshëm në atë pozicion, ndoshta ka në mëndje për të shitur ndokënd. Ka pasur sigurisht bisedime me menaxherët, ai ka të gjithë të drejtën të zgjedhë”. Një hapje për Reds, që duhet të bëjnë llogaritë me cmimin e kripur për të cilën Lille është gati të heqë dorë nga talenti I saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *