• |
ide | kryesore

MotoGP/ Quartaro, “rookie” rekordmen, që dështoi në kthesën e 11 të marrë pole position…

Sport



Fabio Quartaro ka marrë një tjetër rezultat prestigji në sezonin e tij të jashtëzakonshmë si “Rookie” në Moto GP. Francezi ka fituar në fakt sot reshtin e tij të parë të katër radhazi të 2019-ës dhe të pestin në total, por dita mund të kishte qenë edhe më e bukur, nëse do ta kishte mbyllur para Marc Marquez dhe të merrte pole position.

Kjo megjithatë nuk zhbën një bilanc të mrekullueshëm, duke treguar faktin që jemi përpara një fenomeni të vërtetë. Sot Fabio ka qenë i detyruar t’i bëjë llogaritë edhe me një dhimbje të fortë në shpatullën e majtë, pas dëmtimit të lehtë në provat e lira të treta, kur M1 i tij kishte shfaqi një tronditje shumë të fortë, aq sa provokoi ndrydhjen e pjesshme të shpatullës. Një problem që në fakt nuk e pengoi Quantaro që u duk madje në gjendje për të fituar kualifikueset deri në sekondën e fundit, kur Marquez bëri mrekullinë në një pistë ku spanjolli nuk arrinte të fitonte kualifikueset që nga 2010-ta.

“Doni të dini se çfarë më ka ndodhur sot në mëngjes? E thjeshtë kam provuar ta bëj kthesën e njëmbëdhjetë me gaz të plotë. E kam provuar ta bëj kështu sepse është një kthesën me pjerrësi të plotë dhe doja të provoja të shtyja në maksimum, por kam qenë i detyruar të marrë parasysh që nuk ishte e mundur ta bëja me të vërtetë të gjithë me gaz të fortë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *