• |
ide | kryesore

PD: Kandidati i PS në Elbasan, 3000 vota më tepër se sa votues

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD, Endri Hasa, në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ka kontrolluar KQZ, të cilën e ka cilësuar si Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Hasa theksoi se kandidati i PS për bashkinë në Elbasan, ka marrë 3000 vota më shumë sesa kishte zgjedhës.

Deklarata e ish-deputetit të PD, Endri Hasa

Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë fallsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.  Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.  Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.

Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime.  Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla. Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.

Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht përTaulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39.  Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në ëebsite-n e KQZ-së.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të fallsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të paprecedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit.  Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.

Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk I dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit.  As prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas!



8 Comments

  1. Tani qe Rama me Sejdinin moren vesh qe jane VETEM 3000 vota me shume, o Endri, po gjejne fajtorin pse s’ishin 5000 vota me shume se flete votimi…….. ….
    …….sepse #s’errujnk@rinfare

    1. Po shihni ndryshoni strategji more te marre se na e hoqet trurin.Bashkite u humben te gjitha dhe akoma doni te beni lavazh truri njerezve me shifra.Nga ana tjeter sulmoni ameriken dhe be,pa te cilat shqiperia do ishte bere si Africa.Po nuk ndryshuat qasje, vetem sa do e forconi me shume ramen.Nuk ka kohe me per politike te muskujve,por program,ide te reja qe frymezojne njerezit dhe ngjallin shprese.

      1. Sa për SHBA, që nga ardha e presidentit Trump në Shtëpinë e bardhë, nuk besoj se po bën politikën për ta bërë këtë vënd Afrikë, ama për BE ore miku i “pa anshëm” majtas-djathtas, të siguroj se nëse vazhdon me këtë politikë internacionaliste majtiste soroiste, ka rrezik që në fund të këtij shekulli në Europë të ketë më shumë afrikanë e aziatikë se europianë e sigurisht me këtë përbërje demografike, Europa do ti afrohet Afrikës për nga niveli ekonomik e kulturor..
        Kurse sa për ate që Shqipëria pa BE e SHBA do të ishte bërë Afrikë , siç thua ti, edhe kjo nuk i përgjigjet realitetit pasi Shqipëria u bë Afrikë pikërisht nga sistemi diktatorial komunist një partiak i Hoxhës e tani me Edverin po bëhet përsëri.
        Duke ikur shqiptarët nga neodiktatura, nuk do të jetë çudi që në Shqipëri në të ardhmen të kemi po aq sa shqiptarë, edhe afrikanë e aziatikë.
        Më kujtohet që në fund të vitit 1990, një miku im inxhinjer më thoshte me shaka :
        “Kështu si ka katandisur Shqipëria nga diktatura enveriste, nuk do ishte keq që 3 milion shqiptarët për nja 50 vjet të shpërndaheshin nëpër 50 shtetet e bashkuara të Amerikës e të zëvëndësoheshin me amerikanë duke e bërë Shqipërinë pjesë të SHBA”
        Pata qeshur para 29 viteve me shakanë e mikut tim, duke mos besuar se pas kaq vitesh Shqipëria do ti rikthehej sistemit socialist neodiktatorial një partiak, por ja që i doli fjala mikut tim.

  2. Koqet e PD. Jeni larg sistemit dhe merreni me zgjedhjet. Vete ja late Rames te gjitha bashkite. Me mire mbylleni gojen.

    1. Pati vërtetë disa k…. në PD, që kujtuan se mund të bënin përballje parlamentare me sektin kriminal të Ramës në pushtet. Por çbëri një opozitë reale me 62 deputetë e çbëri një “opozitë e emruar” me 44 deputet, duke shtuar edhe partinë fantazmë të Patozit ?
      Ripjellja e diktaturës bëri si deshi vetë.
      Ështtë populli i tërë që duhet të ngrihet kundër instalimit të diktaturës, ai që mund ta përmbys ate e jo një opozitë sado e fuqishme në parlament, që nuk mund të vijë kuresesi në pushtet, kur Rama ka marë me ndihmën e botës së krimit të gjitha pushtetet, e i bën zgjedhjet si të dojë me ndihmën e bandave të drogës, e fatkeqësisht edhe të ndonjë burokrati të korruptuar ndërkombëtar.
      Edhe mund të jetë e diskutueshme se a bëri mirë apo keq opozita që i lëshoi mandatet e deputetëve, ama që ju a la në derë socialistëve shpresën e konfliktit në votimet njëpartiake të 30 qershorit, duke i lën në “paqë ” qetësisht përsëri për të vjedhur votat, ky ishte veprimi më i drejtë që bënë.
      Nese kishte dy dosje për abuzimet kriminale në zgjedhjet e mëparëshme, dosja 184 e 339 era e qelbur e të cilave shpërtheu nga mediat e fuqishme botërore, të jeni të sigurtë që dosja e 30 qershorit me vëzhgim ndërkombëtar, i afroi fundin aventurës së marrëzishme të Ramës.

  3. Dine aritmetike morrat e kuq ,ata vetem dine te vjedhin pa bere llogarira se hajdutet kur vene te vjedhin mundohen te vjedhin sa me shume marrin ne kurriz dyfishin e peshes tyre trupore dhe keta dum -dumet mavi nuk benin dot llogari sa votues pa dallim feje dhe ideje kishin ne lista te nxirrnin barabar fletet e votimit ,jane te pa ngopur ,zullum qare te tere -taulant -palla dhe spiro palla

  4. LEPUJ PUSHONI . SOT DO FLINI PA NGRENE , URGJENT NE STROFULL , KETE PUNE E DINE PARTIA U THA PALLOSHI . PO NESER JA PRITI LEPURUSHI I VOGEL SI DO JA BEJEM , A DO HAME ?? TE SHOHIM , PO JU NGREF EDHE MUND TE BEJME NDONJE PERJASHTIM JA PRITI PALLOSHI I ANETES . PO UNE JAMI I VOGEL PER ATE PUNE JA PRIT LEPURUSHI , ATEHERE MOS HA MUT POR FLI GJUME I THA PALLOSHI .
    O POPULL LEPUR , NDONJEHERE EDHE KUNDERSHTOHET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *