• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, njeriu që do i zërë vendin Tsipras-it?

Arkiva, Kryesore



Ndërsa dielli perëndon mbi Akropol, duke pllakosur në monument dritën e fishkur të fillmmuzgut, Kyriakos Mitsotakis ngjitet në podium, duke marshuar i ngazëllyer. Sfondi shtrihet në piketën më të famshme të antikitetit grek, por para tij “valëzon” një det bardhë e blu (ngjyrat e flamurit kombëtar), duke u përkundur nga turma e mbështetësve.

Kandidati më favorit për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Greqisë pozicionohet në skenë. “Të dielën Greqia do të bëhet blu, blu e qiellit, blu e detit,” gjëmon zëri i Mitsotakis.”Të dielën ne votojmë, të hënën kthejmë një faqe në historinë e politikës greke.”

 

 

Të gjithë demoskopët paratregojnë për një fitore bindëse për Demokracinë e Re të qendrës së djathtë, që me gjasë do të arrijë të fitojë një shumicë të drejtpërdrejtë, duke i dhënë fund “traditës” së dekadës së kaluar me kabinete të formuara nga koalicione të brishta. Përgjithësisht, sondazhet ofrojnë projeksionin e kryesimit të konservatorëve ndaj “Syriza”-s majtiste me tetë pikë përqindje. Nëse do t’i besojmë “profecisë”, “Demokracia e Re” do të fitojë 155-159 vende në legjislativin me 300 vende, duke përsëritur humbjen e thellë të radikalëve të majtë në zgjedhjet evropiane të fundmajit, që shtrënguan kryeministrin Alexis Tsipras, të shpallte zgjedhjet e parakohshme.

Politika greke rrjedh ndër dejet e Mitsotakis. Babai i tij, Konstantinos Mitsotakis, ka qenë kryeministër në fillim të viteve ’90, ndërsa motra e tij, Dora Bakojanis, ka shërbyer si kryebashkiake e kryqytetit Helen, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, përpara se Mitsotakis të merrte detyrën e ministrit të Jashtëm. Së bashku me Papandreun socialist dhe familjen konservatore Karamanlis, Mitsotakis-at kanë dominuar politikën greke prej vitesh.

Mitsotakis, djali i një ish-kryeministri, i cili është përballur me akuza për nepotizëm, ka lëvruar një besim të ri. Kozmopolitani ish-bankier ka bërë një fushatë të palodhur, duke përveshur llërët e këmishave të bardha të tij dhe ka përshkuar vendin pëllëmbë më pëllëmbë për të dëgjuar problemet e grekëve të zakonshëm. Në një komb që ka vuajtur si rrallëkush pasojat e krizës financiare të Europës, Mitsotakis është përqendruar në programin e tij elektoral kryesisht në përtëritjen ekonomike, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

 

“Duke qëndruar këtu në këtë tokë të shenjtëruar më kujtohen të parët,”- iu drejtua ai turmës në mitingun përmbyllës të enjten në mbrëmje. “Fuqia nuk është qëllimi, është vetëm një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve”. Mitsotakis-it i janë atrubuar meritat e rehabilitimi të një prej partive konservatore më klasike të Evropës, e cila jo shumë kohë më parë ishte e lidhur me politikat e kriminalitetit dhe të korruptimit, e fajësuar për borxhet dhe problemet financiare të vendit.

“Ajo që po shohim është një fitore personale për një udhëheqës liberal reformist. Në shumë mënyra, Demokracia e Re, është një parti e diskredituar, e cila është përgjegjëse për problemet që detyruan Greqinë të kërkonte programe shpëtimi”, vëren analisti politik, Aris Hatzis. “Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”.

 

 

Pas katër vjet e gjysmë të sundimit populist majtist nën Tsipras-in, tregjet janë shpresëplotë në mundësinë e rikthimit në pushtet të një qeverie pro-sipërmarrjes. Kostot e huazimit të Athinës kanë shënuar ulje rekord që nga vota ndëshkuese e 26 majit.

Por, rreziqet mund të zënë pritë. Në tubimin e së enjtes- i pari dhe i fundit për të në Athinë- Mitsotakis përçoi mesazhin e tij më të ngutshëm: nevojshëmrinë që grekët t’u drejtohen kutive të votimit. Ndonëse 51-vjeçari ka ndjekur një qasje më konsensuale, duke u zotuar se do të përfaqësojë si kryeministër “të gjithë grekët, edhe nëse ata na mbështesin apo jo”, spektri i një pjesëmarrje të ulët është potencial. Këto zgjedhje janë të parat që mbahen në korrik që  prej rënies së sundimit ushtarak të vitin 1974. Në këtë muaj të vapës haluçinante, grekët janë ose më pushime, ose e kalojnë gjithsesi fundjavën në plazh.

Aftësia e Mitsotakis për të fituar shumicën e shtresës së mesme, do të varet nga “performanca” e partive minore. Në spektrin e djathtë, “Demokracia e Re” përballet me konkurrencën e partisë neo-fashiste “Agimi i Artë” dhe forcën ultra-kombëtare “Zgjidhja Greke”, një formacion i ri politik që ka kanalizuar zemërimin mbi marrëveshjen e diskutueshme për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar mes Tsipras dhe homologut të tij Zoran Zaev.

“Partitë më të vogla duke përfshirë MeRA25 të Yanis Varoufakis mblodhën gjithsej 20% të votave në zgjedhjet evropiane.”- konstaton Ilias Nicolacopoulos, me përvojë të gjatë në matjen e prirjeve të opinionit publik. “Demokracia e Re do të marrë shumicën, por përberja e qeverisë së ardhshme varet nga pjesëmarrja”.

 

 

Ndërkaq, shtabi i “Syriza”-s ka shprehur ethshëm frikën se Varoufakis, një ish-ministër i financave nën qeverisjen e Tsipras-it, do të përbëjë gjithashtu një kërcënim për një parti që erdhi në pushtet në vitin 2015, duke premtuar t’i japë fund masave shtrënguese të kërkuara nga kreditorët e paketave të shpëtimit. Një “person pa parti”, i cili qëkur ka “dalë nga rreshti” pasi u grind me eprorin 45-vjeçar, është “cool” dhe gëzon një popullaritet të madh në mesin e rinësë greke.

Analistët janë të mendimit se nëse Mitsotakis fiton thellë, do të ketë shansin për të mbivendosur imazhin e tij tek “Demokracia e Re”. Politikani e përshkruan veten si një progresist dhe ka sinjalizuar se do të vendosë teknokratët e patestuar në pozita të spikatura sapo të në qeveri. “Qëllimi i fitores së tij do ta lejojë atë të marrë masat e guximshme që ai shpreh gatshmërinë për t’i zbatuar”- analizon Hatzis. “Nëse fiton një shumicë të drejtpërdrejtë, ai do të gëzojë një periudhë hegjemonie politike. Do të jetë shansi i tij për të shmangur shndërrimin në një kryeministër afatshkurtër të radhës, që kemi parë në epokën e paketave të shpëtimit.”

 

Marrë nga: The Guardian 

Përshtati për ©Lapsi.al: Kristi Kaba

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



13 Comments

      1. Shko tako mamin.motren dhe gruan te nje shtepi me drita ne Athine se i ka marre malli se ngelën gjithe diten me pakistaneze dhe zszake,dhe ti marresh ndonje lek te hash buke. Loqe

        1. KU TE LINI RADHE JU O KURVA TE LINDUARA . NE KURVERI DHE BYTHQIMLLIK JENI NJISHAT NE BOTE . TE FALA MAMIT GOCES DHE GRUS . PER NDERIM BABIN NE BYTH OR RRAC KURVE . MOS HARRO MINIFUNDIN

          1. Shko merri zanatin mamit motres dhe gruas qe te behesh i pa varur dhe bukun qe do fitosh me goje e bythe te mos e hash me thate po ta shqerosh me gjize. Bole

          2. UNE VETEM SA TE NDEROVA ALLA GREKSHE OR KURVE E LINDUR .PRANDAJ NUK KE PSE OFENDOHESH O RRAC KURVE . DHURATA ME E MIRE PER NJE BUÇE GREQIE ESHTE SEMAFORI DHE PER NJE BURE ESHE MINIFUNDI . LIBRIN ESHTEPISE KU TA KESH OR JEVGJIT . TE FALA MAMIT , THUJ BABIT TE MARRE BUKE ME VETE KUR TE SHKOJE PER NE PUNE . MEQE RA FJALA , TI MERR BUKE ME VETE ?

        2. O AC/DC na rruajte carin , grek je o piçk ,sherbetorin ke bere tere jeten . Ik ne greqi po ste pelqeu ketu , zgjebs .

        3. Ne shtepite em drina ne Athine, i ke plot me kurva te shemtuara neo greke si jot eme dhe jot moter o coban arumun robqir i dropullit.

          20,000kurva neo greke ke vetem ne Athine.

          Peroblemi eshte se jane edhe femrat me te shemtuara ne ballkan se jane rraca e perzier.

          Sherbimet sekrte shqiptare duhet te te kishin gjet dhe te te kishin rrjep te gall, u si dikur kemi bere me ju cobanet arumun per 400 vite

  1. Ore sna plasi fort per greket..po nhe gje do thene qe ata bene zgjedhje po nuk i mbushten vete kutite si rilindja ketu..ata bej ne zgjedhje ketu votime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *