• |
ide | kryesore

Rusi/ Varrosen 14 marinarët që humbën jetën brenda nëndetëses

Planet



Në Rusi janë varrosur 14 marinarët rusë, që humbën jetën nga një zjarr në një nëndetëse kërkimore. Të 14 marinarët u varrosën në një varrezë në Shën Pertersburg.

 Autoritetet kanë ndaluar mediat që të përcjellin ceremoninë mortore, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të marinës ruse. Autoritetet ushtarake dhe qeveritare kanë dhënë pak detaje për incidentin që ndodhi më 1 korrik. Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe ujore në Rusi në vitet e fundit.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje lidhur me nëndetësen ku ka ndodhur incidenti, por mediat ruse kanë raportuar se bëhet fjalë për një nëndetëse që kryente vëzhgime sekrete dhe bënte kërkime, e njohur si Losharik. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se marinarët humbën jetën nga tymi helmues, që u shkaktua nga zjarri. Po ashtu, Ministria tha se disa marinarë kanë shpëtuar, por nuk ka dhënë numrin e saktë të tyre.

Disa prej marinarëve që humbën jetën ishin zyrtarë të lartë të marinës, një indikacion ky se nëndetësja ndoshta ishte duke bërë manovrime të reja ose testime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *