• |
ide | kryesore

Samiti i Poznan/ Rama kthehet “duarbosh”, fqinjët përfitojnë projekte miliona euroshe

Lajme, Të fundit

Samiti i Poznanit që u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit, projekt i nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të ruajtur dhe konsoliduar lidhjet mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka zhgënjyer pritshmëritë e vendeve të rajonit dhe në veçanti të Shqipërisë.

Krahas shtyrjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit, qeveria shqiptare kthehet duarbosh nga “Poznan”, pasi nuk ka arritur të përfitojë asnjë prej 8 projekteve infrastrukturore të miratura në punimet e Samitit, që përllogaritet të kapin shifrën e 700 milionë eurove. Ndërsa, vendi tjetër kandidat, Maqedonia e Veriut, që u konsiderua si “shembulli i shndritshëm”, në sajë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes shumëvjeçare me Greqinë për çështjen e emrit, u shpërblye së bashku me vendin aspirant, Bosnje Hercegovinën , me 3 projekte në fushën e transportit dhe të gazit natyror. Vendi tjetër aspirant, Kosova, do të finalizojë projektin për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia, që është prej kohësh në proces negocimi, do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Në totalin e 4 vjetëve të fundit, Shqipëria ka arritur të marrë vetëm 214 milionë euro investime nga agjenda europiane për Ballkanin, në fushën e transportit dhe energjisë. Fondet janë dhënë kryesisht për projekte që përkojnë me disa linja interkonjeksioni, për nehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas dhe për kryerjen e disa përmirësimeve në Portin e Durrësit.

14 Comments

  1. Nuk ka gje o vlla, sa te kemi endri fugen mbrapa ekranit bahske me njentuf militant ne qeveri do perfitojme nga ajka qe ka ngel. Do e shtrydhim si limon senkshu na ka mesuar sorosi. Dhe jne i them hajde ma kap njehere prej qafe o soros/merkel/rama . Me mire korr barin dhe perhap fletushka me foton e rames/soros/merkel

  2. Ore po c’faj ka qeveria qe i ka plotesuar te gjitha kushtet. KM ka qene i pergatitur qe nese do merrte kero projekte t’ia gjente vendin parave menjehere. Fajin e ka opozita dhe kryesisht Berisha.

    1. Cfare kushtet ka oteduar mor ropqir, se i ka plotesuar si ti ve per mbar njerzve prane qeverise. Stil komunist sado te dal bytha ruçin te thote sdo kete komunizem. Ne jemi ne komunizem thjeshte parate shkojne per marketing. Shqiptaret jane tru thare.

  3. Nuk ka problem ka sorra e centrifuga plot qe ngopin barkun e popullit se me po shohim kete ushqim do populli. Sa per ate vete ai per popullin” punon” .

  4. Nuk kane marre me shume se 300000 jo. Edhe ata qe ja kane dhene rilindasve shpejt do ti bin pishmenit. Po te ket pak men ky milet per 10 vitwt e ardhshme nuk duhet fare fare te votoje.

  5. Dhe mundsisht te mos hapi dhe asnje ekran televizori. Fare. Shume gjera mund te beje ky popull sylesh nder breza. Po sa duket syleshesin e ka ne gen e ishte bere rutine.

    1. Jo re ate gen ja ngjalli rama me socialiste qe nuk ka ikur asnjehere nga pushteti we mbas renies, thjeshte jane maskuar njehere si arkitekt njehere si avokat njehere si politikan.

  6. Po, normal keshtu do te ndodhe kur e vret mendjen vetem se si te vjedhesh vota e si te menaxhosh skandalet e perditshme.

  7. Po na plasi rrota ne, po ska nga BE ka nga bugjeti i shtetit per te vjedhur sa te duash.
    Po me kto cmime qe jane ketu (1 km rruge 20 mil euro) nuk na perballon dot europa ne 😳

  8. JO PO DO KTHEHEJ DUAR PLOT . PSE MOS E DINI KAR KETE PALLOSHIN E ANETES JU? PSE DO NGARKOHET SI GOMAR KUR VJEN NGREF E NGREF PA ASNJEGJO? RROFSHIN MAVITE , RROFSHIN KURVAT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu