• |
ide | kryesore

Samiti i Sarajevës, Thaçi: Kosova nuk do të marrë pjesë, ftesa ishte denigruese

Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar mospjesëmarrjen e vendit në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më datë 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Thaçi shkruan se arsyeja e refuzimit të ftesës, është trajtimi i pabarabartë i Kosvës kundrejt shteteve të tjera pjesëmarrëse. “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, shkruan Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosvës shton se sjellja e Bosnjës është e papranueshme dhe paradoksale, meqenëse përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë nga ato të Serbisë. “Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE.”- thekson presidenti.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një nismë për të nxitur bashkëpunimin rajonal, që është lançuar në vitin 1996.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *