• |
ide | kryesore

Shifrat kontradiktore për numrin e votuesve, KQZ: Kemi respektuar interesin e publikut për informacion

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar me një tjetër deklaratë lidhur me shifrat kontradiktore për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ky reagim vjen pas një sërë denoncimesh të bëra kryesisht nga forcat politike të opozitës së bashkuar joparlamentare përsa u përket pasaktësive në numrin e totalit të votuesve, që KQZ-ja ka bërë të ditur në daljet e herëpashershme për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit në mbrëmjen e të dielës së kaluar.

Deklaratë pas deklarate, përqindja e zgjedhësve që iu ishin drejtuar kutive të votimit, vinte në rritje dhe Partia Demokratike pretendon për një manipulim të votave që e tejkalon pragun e 5 %.

“Kodi Zgjedhor në asnjë dispozitë të tij nuk përcakton detyrimin që KQZ të publikojë  informacion për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë ditës së votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se pa detyrim të shprehur në Kodin Zgjedhor, në respekt të opinionit dhe interesit publik, si dhe rritjes së  transparencës për procesin zgjedhor, realizon dhënien e informacionit për pjesëmarrje në votim gjatë ditës së zgjedhjeve.”-theksohet në deklaratën e KQZ-së, duke mos u përgjigjur për pasaktësitë e hasura në raportimet paraprake.

 



11 Comments

  1. Cdo gje eshte e qarte. KM me megalomanine qe e karaktrrizon vemdosi te beje votime edhe pa opoziten me bindjen se ne to do merrnin pjese 650-700 mije votues minimalisht ne rang kombetar. Ca sepse jane ndjekes te tij dhe e adhurojne, ca nga frika e sepse jane te punesuar ne shtet dhe jo vetem. Edhe disa ndermarrje private do deryronin te punesuarit e tyre te shkonin e te votonin, natyrisht per interesat e tyre dhe per cfare iu eshte premtuar. Ne rast se numri i votuesve nuk arrinte objektivin, atehere kishte nje plan B. Do shtoheshin 50-60 mije vota per te arritur numrin dhe per te dale para njerezve dhe para nderkombetareve me pretendimin se numri i votuesve ka kaluar votat qe ka marre ne 2017 e keshtu do sanksiononte supremacine e tij. Por me magallomani dhe arrogamce, nuk arrihet rezultati i deshiruar, jo vetem qe pati nje braktisje te cotimeve nga shumica e njerezve, por pati edhe nje numer shume te larte votash te pavlefshme duke bere qw numri i votuesve pro qeverise te jete rreth 450-450 mije . Kur u pa se gjerat po shkonin keq, KQZ filloi te frynte shifrar dhe arriti deri aty sa ne oren e fundit te votimevw te shtoheshin rreth 100 mije vota gje qe sjell qe ne cdo qender votimesh, ne oren e fundit te kishin votuar mesatarisht 20 vete (!?) Numri i votuesve vazhdoi ulje-ngritjet e qellimshme per te justifikuar rritjen fiktive te votuesve ne QV, KZAZ dhe KQZ. Keto votime u kthyen ne nje fitore per opoziten, e cila fitoi shume me teper se po te kishte bllokuar votimin sic pati paraljmeruar. Maxhoranca cirret e bertet se i ka fituar zgjedhjet aforfe, por opozita ka arritur dy fitore te rendesishme. Se pari ka arritur te vertetoje se maxhoranca aktualisht nuk ka me shume se 25% te votuesve (ne Shqiperi votojne afersisht 1.7 miliome njerez). Dhe se dyti, arritur te vertetoje qe edhe e vetme ne votime, kjo maxhorance eka te pamundur te rrije pa futir duart ne kutite e votimit. Pra maxhoranca ka rene jo vetem ligjerisht, por edhe moralisht dhe, njelloj si Berishes ne dy vitet e fundit te mandatit te dyte, nuk i mbetet gje tjeter, vecse ndonje gare noti apo qofte edhe ndonje ekspozite pikturash. Edhe samiti i Poznanit e tregoi qe maxhoranca ka humbur edhe mbeshtetjem e BE.

  2. Sipas shifrave të kqz pjesarrja mund të arrijë 140 përqind pasi në çdo dalje të të dhënave po rritet përqindja e pjesëmarrjes.

  3. Interesi i publikut thone keta te -KQZ-se ate here futja -Shano -me shume flete votimi se votues se per kete vdes publiku ,per kete interesohet.

  4. Ne gjithe boten informohet publiku per ecurine dhe perqindjen ne votime o kare mavi. Mire qe ju ka zgjedh Kadriu te beni hajdutin dhe idiotin por mos ofendoni inteligjencen e njerezve

  5. Moterzim i deklarates se KQZ-se:
    – Kodi zgjedhor nuk detyron KQZ-ne te publikoje informacion diten e zgjedhjeve.
    – KQZ respekton deshiren e publikut pet informacion.
    – KQZ publikoi genjeshtra per te kenaqur publikun.
    – Ne lidhje me mosperputhjen e shifrave, secili te gjykoje vete.

  6. Vjedhja e votes eshte aq e madhe sa nuk himagjinohet .Te gjithe emigrantet qe ndodhen jashte Shqiperise figurojne sikur kan votuar .Cdo seksion iPD te nxieri listen e emrave te emigranteve dhe te me fletet e votimit Ne qoftese nuk behet ky verifikim eshte e veshtire te provosh kete kete krim elektoral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *