• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina e treta mes nervave: karton i kuq për Messi e Medel, Kili humbet 2-1

Sport, Video



Një sukses me shije të hidhur për Argjentinën, por që sigurisht jep sinjale pozitive për të ardhmen. Në përfundim të një turneu që ka prodhuar polemika e protesta të shumta për arbitrimin, Argjentina largohet nga Brazili me “dramën” e fundit të Messi, i ndëshkuar me karton të kuq bashkë me Medel për shkak të një vendimi ndoshta shumë të ashpër, të cilën Var preferoi ta anashkalojë. Në San Paolo kishte më shumë goditje dhe larje hesapesh se emocione apo spektakël, por në fund fitoi me meritë Seleccion, që mori kënaqësinë e vendit të tretë me një 2-1 që mban firmën e Aguero-Dybala, që ngjan me një revansh, pas humbjeve në finalet e dy turneve të mëparshëm.

Sulmuesi i Juventus shfrytëzon ndeshjen e parë si titullar për të shënuar golin e dytë me fanellën albiceleste. Në befasi në disavantazhin e Agueros, kur Messi nisi shpejt një goditje dënimi në të 12’, për Kilin situata u përkeqësua nga dëmtimi i Sanchez tre minuta më pas, përpara se Dybala të likuidojë shpresat e La Roja me golin e minutës së 22’.

Argjentina e Kili humbën në fundin e pjesës së parë dy lojtarë fondamentali. Lionel Messi e Gary Medel u përplasën ashpër: shtyrje, goditje me kokë e ofendime me arbitrin që i dërgoi të dy në dhomat e zhveshjes. E megjithatë Kili hyri në lojë me ndihmën e VAR, atë që kontestoi aq fort Argjentina në ndeshjen kundër Brazilit. Në të 56’ sistemi ndihmoi arbitrin që nuk pa një faull të Lo Celso ndaj Aranguiz, që i dhë mundësinë Vidal të shënojë nga pika e bardhë. Kështu, Seleccion coi në shtëpi një vend të tretë me meritë. Por ajo që do të ziejë në Argjentinë, është e sigurtë se do të jenë ende vendimet arbitrale e finalja e trishtë e Pleshtit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *