• |
ide | kryesore

Video/ Medel sulet të rrahë “provokatorin” Messi: fund i turpshëm i Kupës së Amerikës për argjentinasin

F1, Sport, Video



Kupa e Amerikës është mbyllur në mënyrën më të keqe për Lionel Messin: vetëm një gol me penallti në gjashtë ndeshje dhe asnjëherë vendimtar për Albiceleste. 38 minuta lojë ka zgjatur ndeshja për yllin e Barcelonës, që nuk ka shënuar përsëri, pavarësisht avantazhin momental 2-0 të skuadrës së Scaloni përballë Kilit, pasi është ndëshkuar me karton të kuq në një konfrontim të ashpër me Gary Medel.

Lionel Messi ka ndjekur një top në thellësi, që mbrohej nga Gary Medel, por në fund kur topi doli jashtë vijave kufizuese, Pleshti shtyu nga pas Pitbullin kilian. Ish-lojtari i Inter ishte agresiv në reagim, duke sulmuar egër Messin me trup dhe duke u ndëshkuar të dy me kartonin e kuq. Fund i turpshëm për Messin, në një kompeticion ku duhet të ndriconte Argjentinën dhe të fshinte kritikat se me fanellën e kombëtares është larg të qenit fenomeni i futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *