• |
ide | kryesore

Astori, hije të tjera mbi vdekjen: zbulohet certifikata false me kontrolle që nuk ishin bërë kurrë

Sport



Hije të tjera dyshimi mbi vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentina Davide Astori, që ndodhi në 4 mars 2018 në një dhomë hoteli në Udine, ku ishte në grumbullim me skuadrën. Sipas asaj që raporton ‘Quotidiano Nazionale’ Prokuroria e Firences ka hapur një hetim të dytë pas zbulimit të një certifikate mjekësore, e datës 10 korrik 2017, me testet kardiologjike. Për Prokurorinë ai dokument është fals.

Në 10 korrik 2017 Astori mori aprovimin e mjekësve se gjithcka ishte në rregull. Sipas asaj që tregon ‘QN’, për Antonino Nastasi ajo certifikatë që tregon se zemra e Astori iu nënshtrua ‘strain’ (test që lejon llogaritjen e deformimit të muskulit kardiak) është bërë kohët e fundit “në datë të afërt me 19 prill 2019”, ndoshta për të ridimensionuar “neglizhencën” e profesor Giorgio Galanti. Në hetimin e ri që po bëhet, Galanti, mjeku i fundit që ka firmosur aftësinë sportive të ish-kapitenit të Fiorentinës (doli në pension në nëntor) – ishte i akuzuar për vrasje të qëllimshme në hetimin e parë bashkë me mjekun kaljaritan Francesco Stagno – është “konkurrenti moral” në falsifikimin e mundshëm të certifikatës, shkruar nga një doktoreshë, edhe ajo nën hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *