• |
ide | kryesore

Atletico Madrid kërcënon Griezmann: “Nëse nuk paraqitet do hapim çështje…”

Sport



Atletiko Madrid shkon drejt nisjes, të hënën, të përgatitjeve para sezonit të ri me një problem të madh për të zgjidhur. Klubi madrilen është në krah të hekurt me Antoine Griezmann dhe Colchoneros kanë kërcënuar lojtarin se në rast se nuk paraqitet, ashtu si ka lajmëruar avokati i tij një ditë më parë, do të vuajë pasojat.

Francezi pritet në fakt në grumbullim, si të gjithë lojtarët e tjerë, pavarësisht kërkesës së tij për shitje. Colchoneros i kanë deklaruar luftë Barcelonës, pikërisht në lidhje me këtë tratative, duke mos gjetur një rrugëdalje për ta veshur Griezmann blaugrana. Atletico, që ka zbritur edhe klauzolën e zgjidhjes së kontratës së lojtarit, nuk dëshiron ta shesë lirë yllin e tij. Klubi ka kërkuar që futbollisti të nisë stërvitjes sikurse parashikon rregullorja, por duket që francezi nuk ka asnjë qëllim dhe interes ta bëjë atë. Mbi të gjitha edhe për sa raporton “Cadena Ser”, Atletico Madrid, duke aplikuar rregullat e saj të brendshme, do të hapë një çështje dhe Griezmann do të paguajë pasojat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *