• |
ide | kryesore

Botërori i femrave/ SHBA e pandalshme për Hollandën: titulli i katërt në finalen e pestë

F1, Sport



Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin triumfin duke fituar titullin botëror të 2015, me imponimin në finalen e Lionit kundër Hollandës. Përfundon 2-0 për amerikanet që meritojnë të festojnë për atë që treguan gjatë ndeshjes. Morgan godet e para shtyllën, por ndeshjen e zhbllokon në pjesën e dytë me 11 metërsh Rapinoe, që me golin e minutës së 61’ barazon bashkëkombasen me 6 gola në krye të golashënuesve të Botërorit. Goli i dytë është një perlë e Lavelle në të 69’, që i dorëzon SHBA titullin e katërt të historisë.

Ishin skuadra kampione e botës në fuqi kundër asaj kampione e Europës në fuqi. Vështirë se mund të mendohej një finale me më shumë pritshmëri në Francë 2019, me Amerikën e Hollandën që u sfiduan në Lion, në një stadium të tejmbushur. Amerikanet rekordmene të vërteta në fazën e grupeve me 18 gola të shënuar e asnjë të pësuar, ishin mbrojtja më e mirë e turneut, sulmi më i mirë (me 26 realizime në fund dhe vetëm 3 gola të pësuar). Finalja e pestë e luajtur për SHBA, shumë për një skuadër in-experte si Hollanda që merrte pjesë për herë të parë në një finale Botërori.

Në përfundim të ndeshjes, lotët janë të gjithë për hollandezet, që nuk gjenin ngushëllim, edhe pse në finale bënë shumë pak për të dalë me Kupën. Eufori e paparë për amerikanet: finalja e pestë e suksesi i katërt, fuqi absolute e futbollit të femrave, që arritën tek trofeu, duke i fituar të gjitha ndeshjet e luajtura dhe me kapitenen Rapinoe si Këpuca e Artë e Francë 2019 me 6 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *