• |
ide | kryesore

“Do ti paguaj 120 milionë euro”, strategjia e Griezmann për të evituar grumbullimin me Colchoneros

Sport



Pavarësisht se është thërritur, Antoine Griezmann nuk do të prezantohet në grumbullimin e Atletico Madrid. Sulmuesi francez, sipas ‘Mundo Deportivo’, i ka komunikuar zyrtarisht klubit se do të paguajë klauzolën zgjidhëse të kontratës prej 120 milionë euro e në këtë mënyrë ka fituar kohë, duke evituar turpërimin për tu gjendur përballë shokëve dhe teknikut Diego Simeone.

Natyrisht pastaj nuk do të jetë lojtari që do paguajë, por Barcelona, që duhet të derdhë të gjithë shumën brenda javës së ardhshme për të evituar një tjetër bllokadë. Atletico nuk ka ndërmend të bëjë ulje: klubi i Madridit është i irrituar me Barça, duke e akuzuar me një komunikatë të ashpër se ka nisur bisedimet me sulmuesin në një moment deciziv të sezonit të kaluar. Pas komunikatës erdhi thirrja për grumbullimin, ndjekur nga komunikimi i avokatit të francezit: “Nuk do të shkojë në grumbullim, shkakton stres emotiv”.

Historia e gjatë e dashurisë mes Le Petit Diable e Atletico duket se po përfundon në mënyrën më të keqe, edhe pse divorci ishte kuptuar prej muajsh e Colchoneros sapo kanë blerë nga Benfica (126 milionë euro) Joao Felix, që do të mbajë fanellën me numër 7. Ligjërisht Barcellona ka në dispozicion të gjithë korrikun për të bërë pagesën në arkat e Atletico, por duket se mund ta bëjë brenda pak ditësh, në mënyrë që ta ketë Griezmann në dispozicion të Valverde që në ditën e parë të përgatitjeve (14 korrik).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *