• |
ide | kryesore

“Icardi kurrë tek Juventus”: Marotta qetëson shpirtat zikaltër

Sport



Mauro Icardi, ashtu sikurse Radja Nainggolan, nuk bën pjesë në projektet teknike të Interit. Një përjashtim që ta quash luks është thuajse pak, por administratori Giuseppe Marotta i ka vënë zyrtarisht në merkato në orët e fundit me një lëvizje që duket kurajoze ndoshta jo e llogaritur mirë si ide. E gjitha kjo inskenoi në pak orë një mendim të përgjithshëm: ish-kapiteni ishte gati të nisej drejt spondit Torino për tu veshur bardhezi. Kjo deri kur Marotta ndërhyri personalisht për ta përjshtuar një mundësi të tillë.

Në fakt, për saktësi, pas pyetjes që torturonte interistët, vjen një përgjigje që ka lënë në heshtje, për disa sekonda, të gjithë në sallën e shtypit. “E përjashtoj, sepse nuk janë kushtet. Vullneti i lojtarit bën ndryshimin, por sot tek Juve nuk shihet as hija”. Të paktën, një pistë merkatoje që, të paktën në dukje, duke e çmontuar. Pavarësisht se profili i argjentinasit mbetet mes atyre në merkato, edhe pse si Marotta, ashtu dhe Conte kanë siguar që do të respektojnë plotësisht të drejtat e tyre derisa do të mbesin zikaltër, duke marrë përgjegjësi të plota – për palët – në zgjedhje. Tani çelësat e leximit dhe të interpretimit do të mund të nxirren, në pritje që faktet të japin verdiktin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *