• |
ide | kryesore

Kapet fansja e fshehtë në shtëpinë e Channing Tatum

Paparazzi, Slider



Një javë plot zhvillime kjo për aktorin e famshëm Chaning Tatum, i cili ka arritur të marrë një urdhër ndalimi kundrejt një gruaje, e cila kishte qëndruar në një nga shtëpitë e tij në Los Angeles për 10 ditë pa lejen e dijeninë e askujt.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në muajin qershor, kur një prej asistenteve të Tatum kishte zbuluar që gruaja në fjalë qëndronte në një prej shtëpive të tij në Hollywood, e cila në atë periudhë ishte bosh. Përpara policisë gruaja, që është fanse e aktorit, tha se ishte ftuar personalisht nga Chaning për të qëndruar për disa ditë në shtëpinë e saj. Por sigurisht kjo nuk ishte e vërtetë.

Bëhet fjalë për një “stalker”, ose në shqip për dikë që të përndjek. Në deklaratën që aktori i “21 Jump Street” ka bërë pranë autoriteteve, për të marrë urdhërin e ndalimit ndaj fanses, tha se nuk e njihte aspak personalisht, por e dinte që ajo ekzistonte në mënyrë indirekte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *