• |
ide | kryesore

Maxi Lopez kthehet në Serie A dhe sfidon gruan e Icardi: “Dua të bëj prokuratorin”

Sport



Maxi Lopez përgatit rikthimin në Serie A, që premton shkëndija të tjera me ish-gruan e tij Wanda Nara. Pas një periudhe të shkurtër në Brazil me fanellën e Vasco (22 prezenca e 10 gola), sulmuesi argjentinas, në moshën 35 vjecare është gati të kthehet në Itali për të luajtur futboll e për të qendruar pranë fëmijëve që ka me Wanda Nara: “Dialogoj me 2-3 klube – ka zbuluar ish-sulmuesi i Udinese gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport – Një të nesërme do të jetoj në Milano, nuk i kam parë fëmijët e mi që nga janari”.

Raportet me ciftin më të përfolur të kampionatit nuk janë përmirësuar aspak e Maxi nuk humb rastin të sulmojë Icardi e Wanda: “Kohët e fundit kam qenë në Milano duke menduar të kaloj kohë me fëmijët, por i kanë larguar qëllimisht. Është kështu prej vitesh, duhet të jem i fortë. Me Ëanda nuk flas më, nuk humbas gjë sepse e mësoj në rrjetet sociale”.

“Wanda më kërkoi edhe mua të bëhej menaxherja ime kur duhet të kaloja nga Catania tek Milan – shtoi ai – Refuzova sepse për mua nuk është mirë kur përzihet jeta private me atë profesionale. Tani kërkoj një sfidë të re. Pastaj, kur të ndaloj së luajturi, do të bëj prokurorin”. Sfida për Wanda Nara është e hapur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *