• |
ide | kryesore

Mourinho refuzon ofertën më të madhe të historisë për një trajner

Sport



José Mourinho i ka thënë jo kinezëve të Guangzhou Evergrande e një kontrate tre vjeçare prej100 milionë euro, duke kthyer mbrapsht ofertën më të lartë në historinë e futbollit për një trajner. As një mal me para nuk e ka bindur Special One të transferohet në Kinë për të nisur një aventurë të re profesionale: dëshiron të rinisë me një klub europian.

Në ditët e kaluara portali talkSPORT kishte shpërndarë disa foto që dëshmonin takimin mes Mourinho e pronarit të Guangzhou Evergrande Hui Jiayin, duke e dhënë të sigurtë që tekniku portugez do ta pranonte propozimin për pankinën e klubit të Super League ose për të udhëhequr kombëtaren (aktualisht e drejtuar nga Marcello Lippi) ose për ti stërvitur të dy…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *