• |
ide | kryesore

Sherr në autobusin e kombinatit, 2 të rinj godasin fatorinon dhe policët

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së shtunës në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy pasagjerë kanë goditur fatorinon pas një konflikti të çastit. Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e policisë.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *