• |
ide | kryesore

Tare bën bingo edhe njëherë: United 75 milionë euro për Milinkovic-Savic

Sport



Pasi rezistoi disa sulme multimilionere në dy sesionet e fundit të merkatos, presidenti i Lazio, Claudio Lotito, duke tashmë i bindur për të shitur mesfushorin e tij më të cmuar të organikës bardhekaltër: Sergej Milinkovic-Savic. Serbi i datëlindjes 1995, është një hap larg United, që ka gati ofertën e duhur për ta marrë në Manchester, ku do të zëvendësojë Paul Pogba (mes Real Madrid e Juventus).

Sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ndodhet këto ditë në Londër për të studiuar disa operacione në hyrje e për tu takuar me përfaqësuesit e Caicedo (që ka oferta nga Kina), por është gjithashtu rasti për tu takuar me Red Devils. Tek United e kanë zgjedhur serbin për zëvendësuesin ideal të Pogba, duke vënë në tavolinën e shqiptarit 75 milionë euro.

Një shifër e rëndësishme, edhe pse shumë inferiore në krahasim me 120 milionët që kërkonte Lotito vetëm një vit më parë. Por për bardhekaltrit do të ishte një plusvalencë e jashtëzakonshme: Milinkovic-Savic mbërriti në Romë në 2015 për 15 milionë euro i bindur nga Igli Tare. Ndjesia është se tratativa do të mbyllet në pak ditë, gjithnjë nëse PSG vendos të mos përmirësojë fort ofertën prej 55 milionë euro të refuzuar disa ditë më parë nga bardhekaltrit.

Në Manchester për mesfushorin serb është gati një kontratë katër vjecare, me opsionin për një të pestë, prej 6 milionë në sezon (dyfishi i asaj që i paguan Lazio).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *