• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kamzë, 2 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në afërsi të Kodër Kamzës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një automjet top Benz dhe një BMW janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paditura.

Të njëjtat burime thanë se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Siç shihet edhe nga kjo video e siguruar nga lapsi.al automjetet kanë marrë dëmtime të rënda si pasojë e përplasjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *