• |
ide | kryesore

Video/ Penallti me VAR për Perunë, Jesus vendos supremacinë e Brazilit

Sport, Video



Dy gola në katër minutat e fundit të pjesës së parë e kanë bërë edhe më dramatike finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë. Një 11 metërsh i akorduar, edhe pas kontrollit me VAR, ka prishur pathyeshmërinë e Brazilit në këtë turne, Prekja e pavullnetshme me dorë e Tiago Silva është gjykuar penallti dhe Guarrero ka mposhtur për herë të parë Alisson. Goli i tretë në këtë kompeticion për sulmuesin veteran, por nuk ka mbaruar. Një aksion spektakolar i Brazilit në minutën e tretë shtesë ka nxjerrë Gabriel Jesus përballë portierit, të cilin e ka mundur me një goditje precize, që kthen Brazilin në avantazh në dhomat e zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *