• |
ide | kryesore

2 mesazhet që Basha i dërgoi Ramës nga protesta e opozitës

Lajme, Të fundit



Në fjalimin e tij para protestuesve tek kryeministria, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se përpjekja 6 vjeçare e forcës që ai drejton triumfoi. Basha tha se kriza nuk do të ketë zgjidhje duke bërë pazare.

“Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit” – tha Basha.

Basha bëri edhe një tjetër premtim.

“Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë. Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit” – tha Basha.



7 Comments

  1. Kete radhe lajmi kryesor ishte fjalimi, sidomos ne tre pika kryesore:
    1- Rama nga ky proces do dali si viktime dhe jo si hero qe ofroi marreveshje
    2- Shtypja e te forteve te krimit, pushtetit, medias.
    3- Hapja e tregjeve dhe konkurrenca se lire.
    Aludimi ishte qe nese nuk ka reflektim shpejt do shkohet fizikisht tek keshtjellat e te forteve. Le ta shohim kush eshte me i forte pastaj. Nuk ka rendesi se kur iken rama, rendesi ka te iki zvarre, se tek shpresa naive per drejtesi institucionale nuk kam besim. Pa u ndeshkuar Rama ne nje forme ose tjeter, Zoti e mallkofte nderrimin e pushtetit, se nuk ka asnje vlere

    1. Neri po behesh me keq se ari. Shkel dhe frenat ndonjeher. Te eshte nxehur truri, e nuk po mendon kthjellet. Edhe vet basha nuk e ka me kaq zell kete pun. Qetesohu o njeri, jeta nuk eshte vetem politik.

  2. Qet,Qet mendoj se ti nuk jeton ne kete realitet
    Jo vetem aq por edhe shume me shume si Neri ka pafund shqiptare qe mendojne
    Ne fakt duhet revolte popullore se kete vend Po e merr lumi dhe ti e fara jote Po i dilni ne krah
    Jam dakort jeta nuk Është politike Por ama jetet tona varet nga politika dhe po ta shikosh politika po e gropos kete komb nuk Po ngeleet me kembe shqiptari dhe Po vdesin njerzit te hane buke
    Shiko perreth shiko hapi gavot

  3. Hmmm Lyli eshte ky apo nonji tjeter?

    Lyli qe u bo kryetar bashkije me votat e vjedhme te Ristanit?
    Lyli qe nuk u paraqit ne gjykate per 20mio e vjedhme?
    Lyli qe vrau kater veta ne 21 Janar?
    Lyli qe futi robt ne cader dhe i nxorri, sa mori leket e pallatit te vjehrit?
    Lyli qe ka humbe tre pale zgjedhje dhe vazhdon e shkalavaret te breket e salukut?

    Po sa kar e dine kte popull kto me?

  4. Ripjerdhesa 50 vjet kan vrar e kan prer rraca e juaj sa kan dasht, kane vjedh ket popull me tonelata, kane shitur vendin sa kan mundur, kan bere qa kan dasht keta rrace RUSO SERBE, plus ketea te RIPJERDHJES , kan vrare, kan super vjedhur kane larguar te gjithe forcen dhe rinin punetore ndersa ju o RIPJERDHESA, thoni se LULI ka vjedh 20 mln ka vrare 4 vete hhaahhaaa? po s ju vje turp mi rrac e degjeneruar, ju jeni te gjith si SPIRO GALLOSHJA, dhe TUALET HALEJA,?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *