• |
ide | kryesore

“Administrata Trump është e ngathët dhe e paaftë”, plas skandali diplomatik mes Britanisë dhe SHBA-ve

Planet



Qeveria britanike ka njoftuar për nisjen e hetimeve mbi rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, në të cilat, përfaqësuesi i tyre diplomatik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, kritikon administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar si “të ngathët” dhe të “paaftë”.

Në dokumentet që datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori ka thënë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci” dhe se nuk do të mund të bëhej “më normale në thelb, më pak jofunksionale dhe më e pak e paparashikueshme”. Ministria e Jashtme britanike nuk e ka kundërshtuar saktësinë e dokumenteve.

Lidhur me rastin në fjalë, presidenti Trump tha për gazetarët se ambasadori Darroch “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”. “Ne nuk jemi admirues të atij njeriu”, është shprehur kreu i Shtëpisë së Bardhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *