• |
ide | kryesore

“Asnjë hap pas!”, thirrja e Bashës për protestën: Ejani me familjet

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen së bashku me familjet e tyre protestës së dhjetë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebok”, kryedemokrati bën thirrje për pjesëmarrje masive, në emër të “Shqipërisë së mundësive për të gjithë”.

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë

Bashkë për të ardhmen!

Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet në videon e shpërndarë nga lideri i opozitës.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha bashkëngjitur në postimin e tij.

 

 



5 Comments

  1. o Bashe je njishi per te qen dyshi. ik tani se e bere mutin mullar, boll talle karin me njerezit. njerezit nuk kan hallin e karrieres tende, po kan hallet e veta dhe ti nuk ua zgjidh dot.

    1. jemi 6 veta ne familje historikisht me pd ama nuk dalim me kurre per kte bythqir karrierist qe shet cdo gje qe nuk posedon vet

  2. Ndoshta nuk ja heq dot hallet, por po lufton per te heq ate qe ja shkaktoi. Nuk eshte lehtesim i vogel per hallexhnjte. Ato akoma nuk e kane identifikuar ate qe do j’ua zgjidhi, por ate qe ia shkaktoi e kane te qarte.

  3. Perse nuk ju bere thirrje qe te vin dhe votojn per ty ??? Ndoshta do fitonit… per te votuar nuk vin per te dal ne rrug vin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *