• |
ide | kryesore

Bllokohen 1 milionë euro pasuri të paluajtshme, rridhnin nga aktivitet i paligjshëm

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri të paluajtshme që arrijnë vlerën e konsiderueshme e 1 milionë eurove, pasi dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti i paligjshëm.

Si rezultat i operacionit të koduar “Transferta”, u sekuestruan përkatësisht 2 apartamente banimi në Pogradec, 4 apartamente banimi në Tiranë dhe 1 njësi shërbimi po në kryeqytet, të ndërtuara duke patur si burim pasuri kriminale.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga uniformat blu, pasuria iu përket shtetasve me iniciale A. D., V. D. dhe shtetasit italian F. C., të cilët kanë humbur më parë nga Guardia di Finanza edhe mbi 2 milionë euro, pasuri gjithashtu e vënë po në rrugë të paligjshme.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Mësohet se shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C., janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

 

 



3 Comments

  1. Aman pyeteni policine sa konfiskime kane se kjo loja sekuestro e kthe pas ca muajve eshte bere fiks propagande

    1. TE JENI KAQ KARA JU MAVITE ?
      PER 300 MIJE LEKE SHET CIP E NDER OR KURV MAVI .
      E DEGJENERUAT KETE VEND JU KRYMAT E KUQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *