• |
ide | kryesore

Brazili shpërthen kundër Messi: “Nuk di të humbasësh, trego respekt”

Sport



Brazili ka fituar Kupën e Amerikës për herë të nëntë në histori e pas 3-1 ndaj Perù ka shpërthyer festa deri në mbrëmje vonë, vetëm se protagonistët e arritjes nuk e kanë patur mendjen vetëm aty, por kanë dashur të sqarojnë edhe atë që i ka shqetësuar këto ditë, duke iu përgjigjur me polemika Lionel Messi, që pas sfidës së humbur me Brazilin në gjysëmfinale vuri në dyshim rregullsinë e turneut. “Messi nuk di të humbasë”, është goditja e parë që vjen nga fjalët e teknikut Tite.

“Messi është një jashtëtokësor e nuk mund ta mohoj, por në këto kushte duhet të jetë më i respektueshëm – ka thënë tekniku i Selecaos – Duhet ta pranojë kur humbet, duhet të ruajë qetësinë e të flaës me respekt. Jam dakord me të që nuk duhej të ndëshkohej me të kuq kundër Kilit, por kundër nesh pati vetëm dy faulle ndaj tij, e i katërti, i Casemiro, nuk ishte e megjithatë u fishkëllye”.

Më i ashpër Thiago Silva, që nuk e ka harruar 6-1 e pësuar nga Barcellona me fanellën e Psg: “Fjalët e Messi? Është vështirë të komentosh sepse ndonjëherë kur dikush humbet kërkon të fajësojë të tjerët që të largojë përgjegjësitë – ka deklaruar mbrojtësi -. Ato gjërat nuk i ka thënë me ligësi, por i ka thënë. Kur Barcellona fitoi 6-1 kundër Psg me një arbitrim qesharak, askush, në asnjë moment, nuk tha gjëra të tilla. Duhet të respektojmë historinë. Ne kemi 5 yje dhe asnjë prej tyre nuk është vjedhur”.

Në të njëjtën linjë me shokun e mbrojtjes është edhe Marquinhos: “Është tronditëse të dëgjosh të thuhen gjëra të tilla nga një lojtar me kualitetin e tij. Arbitrat kanë marrë edhe vendime në favor të tij me Barcelonën e në kombëtare, por askush nuk ka thënë se arbitri është i korruptuar. Messi ka humbur dhe duhet ta pranojë, edhe ne na rastis të humbasim trofe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *