• |
ide | kryesore

Ditë e tensionuar/ Parlamenti diskuton shkarkimin e Metës

Arkiva, Të fundit



Ndërkohë që opozita do të jetë duke bërë përgatitjet e fundit për protestën kombëtare të rradhës, kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.  Pasi të dëgjohet raporti që kërkon shkarkimin, deputetët e Ramës dhe opozita fallco do të diskutojnë për plot 1 orë e 30 minuta dhe më pas do të votojnëose jo për ngritjen e komisionit hetimor.

lexo me tej:

Andi Bushati: Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

Nëse kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë do të hyet në fazën e tretë të një procesi për shkarkimin e presidentit që kushtetuta e parashikon në mënyrë shumë precize. Faza e parë ajo e votimit nga një e katërta e deputetëve pëe shkarkimin e presidentit tashmë shtë kryer. Gjithashtu ka përfunduar edhe e dyta ku komisioni i ligjeve kërkon ngritjen e një komisioni hetimor. Tani ndodhemi në fazën e tretë kur parlamenti miraton raportin dhe vendos me votë për komisionin hetimor. Ai vihet në punë me urgjencë dy ditë pas votimit në kuvend. Kreu i Shtetit tka të drejtën të dëgjohet dhe të klasë në këtë komision, por ai me sa duket do ta injorojë këtë procedurë ashtu sikurse bëri edhe në me komisionin e ligjeve.

Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Dhe pas kësaj hyjmë në fazën e katërt kur 2/3 e parlamentit që tashmë Rama i kontrollon duhet të votojnë për shkarkimin e presidentit duke mbyllur kështu këtë procedurë të koklavitur parlamentare.

Vetëm pas këtyre katër fazave ceshtja kalon në të pestën kur Gjykata Kushtetuese që ende nuk ekziston duhet të vendosë nëse mund të shkarkohet apo jo kreu i shtetit.

Gjithësesi interesante do të jetë sot të shikohen diskutimet e parlamentit monist dhe mënyra se si do e justifikojnë rilindasit shkeljen kushtetuese të presidentit, aq më tepër që për ta, Dekretet e Ilir metës nuk kanë pasur asnjë efekt, sepse sipas tyre votimet e 30 qershorit qenë të ligjshme.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Ilir Meta eshte presidenti me i mire qe ka patur ndonjehere Shqiperia. E gjeni dot kush e ka thene kete fraze?

  2. Rilindasit flasin per hajdutllek. Nje pyetje ku karin ishit ju kur ne te tjeret punonim ? Apo ju ka mbush mendjen rama se ne shqipri ka vetem legena qe vjedhin. Ne fakt po te shikoni nuk keni bere gje tjeter vetem se te shkaktoni kaos kot.

  3. Nje pyetje per komentuesit ….: PO SIKUR te mos jene punet keshtu si po ja tregojne shqiptareve …?! PO SIKUR te jete nje DIVERSION I PASTER dhe iliro te jete ne varke me po ato persona te 1 p(r)illit …?!

  4. Ky eshte rast i ralle.
    Parlamenti shkarkon presidentin me justifikimin se ka shkel kushtetuten, per nje akt per te cilin gjykata kushtetuese nuk eshte shprehur. Kushtetuta parashikon shkarkimin edhe ne rast te krimeve. Sipas kesaj llogjike, ne rast se p.sh. gjendej e vdekur Mona, Ulqiu mund te drejtonte komisionin dhe te thoshte qe: meqe Iliri eshte burri i Mones, mund ta kete vrare per shkaqe xhelozie. Edhe Elisa do ta aprovonte, duke thene se per keto gjera ka dhe filma hollivudi. Meta do shkarkohej edhe pse pastaj mund te dilte, qe Monen e vrau Tom Doshi me Durim Bamin, si hakmarrje per ate rastin kur Meta donte te vriste Tomen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *