• |
ide | kryesore

Gara për SPAK/ KLP interviston 4 kandidatët me dyer të mbyllura

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KPL) zhvilloi procesin e intervistimit  me 4 kandidatë që garojnë për t’u bërë pjesë e Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

KLP mori në pyetje prokurorët: Altin Dumani, drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda; Anton Martinin, prokuror tek Krimet e Rënda, Anita Jellën, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe Arben Krajën, prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili është i vetmi mes kandidatëve që ka kaluar me sukses procesin e vetting-ut.

Intervista u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në përfundim, Gent Ibrahimi, drejtues i KLP-së, sqaroi se kjo fazë nuk mund të bëhet në prani të mediave, sepse intervistat janë regjistruar nga vetë Këshilli. “Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, tha Ibrahimi.

Kandidatët janë pyetur ndër të tjera në lidhje me dosjet e hetuara, arsyen e kandidimit dhe për të ardhmen e sistemit.

 



5 Comments

  1. BON ÇA TE DONI , NE FUND BJE MUT TE MADH DO BENI .
    ME 10 KORRIK SO DALI DONIKA PREJA THONE KETA .
    ATEHERE QENKA PERCAKTU QE KALON EDHE OMN .
    NE TE SEMES VAFSHI

  2. KY IBRAHIMAJ ESHTE AI QE ENDEJ SA LARTE POSHTE NE VEREN E 2016 QE DUKEJ I PA LODHUR PO QENKA MUNDUAR PER VETE DHE KY TANI NA MERRKA GJUKATESIT NE INTERVISTE TE MBYLLUR SKANDAL PO PSE KU E MERR KY KETE KOPETENCE TE KONTROLLOJ TE TJERET ME CMERIT KA VAJTUR AI ATY ME MERITRN E SORASIT,EDIT,ULSIUT,HYSIT, XHAFE, APO TE KUJT SE VETEM TE MERITOKRACIS KURRE….MOJ SHQIPENI E MJERA SHQIPNI ME ULSINE MARKEN TE FUTEN NE KRYE NE HI……………………..

  3. Proces teresisht i manipuluar dhe ne shkelje te rende te liigjit dhe dispozitave kushtetuese. Ja po e marrim te mireqene qe u pranuan si kandidate. Po sikur keta te skualifikohen nga vetingu? Do dali prape ky mjekrrmuti e do thote: Ne e beme tonen nuk e dinim qe x kandidat nuk do te konfirmohej. Ketu pastaj fillon tallja dhe shkerbythja e reformes……m

  4. Arben Kraja eshte prokurori i Durres-Kukes, te cilin socialistet e akuzuan se e dogji qellimisht ceshtjen, dhe po te shikosh mish-mashin procedural edhe mund te kene pasur te drejte. Ne keto kushte o rilindas keni dy zgjedhje: Ose mos na cani karin duke thene vettingu eshte i rregullt, ose mos na cani karin duke thene qe luli vodhi tek rruga e kombit. Te dyja bashke, pra edhe vettingu eshte OK dhe luli vodhi, nuk shkojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *