• |
ide | kryesore

Ghoulam thërret tifozin “e dëshpëruar” napoletan: “Eja në hotel, do të dhuroj fanellën”

Sport



“Jam 100 metra nga Ghoulam e nuk po arrij ti kërkoj dot fanellën. Eshtë edhe ditëlindja ime”. Ajo e Massimo, 50 vjecarit tifoz “i dëshpëruar” i Napolit, që kishte mbrritur në Dimaro për grumbullimin e skuadrës së zemrës, nuk ishte një kërkesë por një shfryrje mërzie në Tëitter. Vetëm se duke bërë tag lojtarin, e ka “ftuar” të përgjigjet e algjeriani e bëri menjëherë. “Eja pranë hotelit se do të dhuroj fanellën”, bashkë me orarin dhe vendin e takimit.

E kështu, kur flitet për lojtarë të mërzitur nga kërsesat apo afeksioni i tifozëve, tashmë është e qartë se Faouzi Ghoulam është kreht ndryshe. Faouzi ka një zemër të artë. E i dhuroi Massimo një ditëlindje speciale.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *