E përditshmja “The Sun”, i ka kushtuar një artikull të hollësishëm bandave shqiptare të trafikimit të drogës dhe të rrjeteve të prostitucionit në Britaninë e Madhe. Me dhjetra eksponentë me origjinë shqiptare të botës së krimit të “nëndheshëm”, të paraqitur me të dhënat identifikuese përbri dënimeve përkatëse, cilësohen si keqbërës tejet të rrezikshëm, që kanë ndryshuar “fytyrën e tregu të zi” në Britani.
Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës, drejtpërdrejt nga Evropa, kanë ndryshuar rrënjësisht tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Droga është më e lirë dhe më e pastër që nga vitet ‘90, pasi bandat shqiptare përdornin ligjet e shitjes me pakicë, për të zaptuar gradualisht industrinë britanike të kokainës.
Mijëra shqiptarë emigruan drejt Britanisë së Madhe, në fund të viteve ‘90 dhe në kapërcyell të mijëvjeçarit të ri, gjatë një krize refugjatësh. Mes tyre, syresh pretendonin të ishin në fakt shqiptarë të Kosovës, duke dhënë shkas edhe për të mbetur në historinë e lëvizjeve migratore si “rasti më i madh i ndërrimit të shtetësisë”.
Shumë prej tyre, nisën punë m’u në zemër të rrjetit të prostitucionit të Londrës, në Soho- të dominuar më pas nga mafia malteze- ku tërhoqën për herë të parë vëmendjen kombëtare. Kështu, filluan të punojnë edhe pranë bosëve të seksit- para se të deklarohej se ata kishin shtënë në dorë territorin ku lulëzonte prostitucioni në Londër.
Sipas oficerëve të policisë në terren, ishte aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave të tyre të trafikuara, që tronditën tregtinë e seksit nëntokësor.
Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual “Scotland Yard”, përshkroi se si brutaliteti i shqiptarëve tronditi ekipin e tij të oficerëve”, shkruan The Sun.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se gangsterët shqiptarë paraqesin një “kërcënim domethënës” dhe se ata mund të përdorin lehtësisht “dhunën, veçanërisht përsa i përket zbatimit të tregtisë së drogës”. Shumë nga baronët shqiptarë të drogës janë arrestuar dhe burgosur në të gjithë Britaninë në vitet e fundit.
Një raport nga agjencia kryesore anti-drogë e Brukselit në fillim të këtij muaji, paralajmëroi gjithashtu se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë.
“The Sun” ka nisur fushatën për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin shkatërrues që mund të ketë në shëndetin mendor, përdorimi i kokainës, madje edhe i rastësishëm. Në fakt, mjekët kanë paralajmëruar për një “përmbytje” nga kokaina e lirë në Britani të Madhe, që po nxit edhe normat e vetëvrasjes.
Aktualisht, shqiptarët (760) përbëjnë totalin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, vetëm një grusht prapa polakëve (787), që në raport krahasimor janë popullsi numerikisht më e madhe.
Kush janë disa nga të arrestuarit dhe të dënuarit në këtë shtet, krerë të bandave famëkeqe:
te terit jan shoket e edvin avdyl lal ymer rames dhe frrok ndok preng artur rosh doshit.ne ps ka me shum kriminel se ne burgjet e anglis e holandes.
po cfar kokash jan keta. keta jan koka kari, jan zoraxhinj qe shesin dy gram e hapen bythesh me foto ne fb e e ita e perfundojn ne burg nja 20 vjet per dy gram. kokat e verteta ju nuk keni per ti njohur kur.
Kokat e verteta jane evropianet qe mhyllin syte ndaj realitetit. Nuk ka ngel njeri pa e ditur qe drogen e komandin ne menyre indirekte politikan si rama. Dhe per kete jane bashkpunetor evropianet.
Legalizojeni.