Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.
Sipas informacioneve që jep A2 CNN, viktima quhet Gramoz Nako.
Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.
Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorit ose autorëve, pasi nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë.
Në përditësim…
Pushkatim hajduteve
Pse skthejne denimin me vdekje?? Ca te keqe ka??? Kam qene kundra ne fillim por eshte i domosdoshem
pse vrisni mor fare e felliqur qe u shofshi me soj e sorollop