• |
ide | kryesore

Mitsotakis merr detyrën nga Tsipras, betohet si kryeministri i ri i Greqisë

Planet



Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kyriakos Mistotakis, lideri i partisë së qendrës së djathtë “Demokracia e Re” që triumfoi bindshëm ndaj forcës qeveritare “Syriza”, ka marrë mandatin për të drejtuar ekzekutivin e ri pas betimit si kryeministër në Presidencën helene.

Në orën 13:00, sipas orës lokale, Mitsotakis u paraqit në Presidencë ku u prit nga Pavlopoulos. Partia e drejtuar nga Mitsotakis arriti të fitonte 39.7% të votave, kundrejt “Syriza”-s së kryeministrit në ikje, Alexis Tsipras, që u rendit në vendin e dytë me 31.6% të përkrahjes së elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara nga organi zgjedhor, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte në masën 57%. Kryeministri i zgjedhur, Mitsotakis tha pas publikimit të rezultatit përfundimtar se ardhja e tij në pushtet do të shërbente si një mandat për ndryshim. “Vendi ynë me krenari ngre kokën përsëri dhe se unë do të jemi kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë shumë pak për të qëndruar të ndarë”.

Ndërsa, pas bërjes publike të rezultateve, Tsipras, përmendi vendimet e vështira që është dashur të marrë gjatë qeverisjes. “Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”, tha kreu i “Syriza” për gazetarët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *