• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, rreth 1200 qytetarë nisen nga Berati drejt Tiranës

Lajme, Të fundit



Rreth 1200 qytetarë janë nisur nga selitë e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qytetin e Beratit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së dhjetë në radhë në rang kombëtar të opozitës joparlamentare.

Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur 4 autobuzë dhe dhjetra automjete me simpatizantë të subjekteve përkatëse politike. Sipas informacionit të komunikuar nga kreu lokal i PD-së, Gazmend Azizi, numri i simpatizantëve të demokratëve që i janë drejtuar Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë arrin në rreth 900 persona, ndërsa nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 300 protestuesish.

Sikurse ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, përkrahësit e PD-së do të mblidhen në selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar.



1 Comment

  1. Pse nuk e keni publikuar ate letren e Voltana Molotovit,Voltana psikopates qe u ka derguar ambasadoreve?Apo thjeshte ka lene jam me ate …Sinqerisht habitem si e kane votuar shkodranet now kryebashkiake komplet kare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *