• |
ide | kryesore

Punë shoqërie: Lampard thërret Ashley Cole në stafin teknik të Chelsea

Sport



Chelsea kthehet në duart e atyre që, me fanellën e Blues, kabë bërë historinë. Me rikthimin e Frank Lampard në Londër mund të rishihet një tjetër legjendë angleze. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, në fakt, ish-mesfushori, trajneri i ri i londinezëve, ka qëllim të thërrasë ish-mbrojtësin e majtë Ashley Cole si asistent të tij.

“Para se gjithash kisha nevojë për të tek Derby County si lojtar të eksperiencës. Ashley është fantastik për grupin. Ai gjithnjë ka qenë i pari që shkonte në stërvitje e do të jetë pozitiv për të gjithë. Pastaj ka qenë mbrojtësi më i mirë i krahut në botë për një kohë të gjatë”, ka thënë Lampard.

Sipas tabloidit britanik, tani tekniku dëshiron ta rikthejë tek Chelsea ku, si futbollist, Cole ka luajtur nga 2006 në 2014. Për të rinjtë në organikën e Blues do të ishte një shembull dhe do ti ndihmonte shumë në termat e mentalitetit fitues. Mes hipotezave të mundshme për të kompletuar stafin teknik të Chelsea, me kërkesën e Lampard, janë edhe dy legjenda si Didier Drogba e Claude Makelele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *