• |
ide | kryesore

Raiola zbulon akordin verbal të Ajax me de Ligt: kalimi tek Juventus është çështje ditësh

Sport



Janë orë të nxehta për transferimin e Matthijs De Ligt në Torino. Tratativa mes Juventus e Ajax është futur në fazën finale, sidomos pas ndërhyrjes së Mino Raiola, që ka njoftuar publikisht se ekziston një akord mes klubit hollandez dhe mbrojtësit për ta lënë të largohet. Duke folur për mikrofonët e ‘De Telegraaf’, agjenti i lojtarit ka zbuluar se rreth një vit më parë Ajax i kishte premtuar De Ligt që përballë një oferte prej 50 milionë do ta linte të lirë vitin pasues.

“Janë arritur akordet me Matthijs e tani i takon Ajax. Një cështje arbitrazhi është jashtë diskutimi për ne. Lojtari shpreson vetëm që Juventus e Ajax të tregojnë vullnetin për të gjetur një akord me shpejtësi”, ka thënë Raiola, duke përmendur akordin verbal të një viti më parë, në tentativë për të përshpejtuar tratativën.

Oferta që për momentin Juventus ka dërguar tek klub hollandez është 55 milionë euro plùs 10 bonus, Ajax e ka refuzuar, por fjalët e Raiola mund ti japin kthesën decisive operacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *