• |
ide | kryesore

Rama opozitës: Keni zero shanse për të fituar në vitin 2021

Lajme, Të fundit

Nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama u fokusua tek votimet e 30 qershorit, duke thënë se pjesëmarrja në to, ishte më e madhe se sa në 2015-ën, kur koalicioni fitues qeverisi Shqipërinë.

“Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashikim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s’kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion. Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kuptosh se çfarë vjen më pas”,- u shpreh Rama.

Pikërisht sot kur opozita zhvillon protestën e radhës dhe kërkon shkarkimin e tij, i pari i qeverisë i sfidoi duke thënë se opozita nuk vjen në pushtet as në 2021.

“Ajo opozitë ka zero shanse të rikthehet tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2021. S’ka më keq se sa humbësit që sillen si fitimtarë”,- shtoi Rama.

13 Comments

  1. Normal o i cmendur ti i mer te gjitha dhe i ben te gjitha. Problemi eshte sa do te zgjase perkulja me dysh e shqipetareve. Do vij dita e do te thyejn me dysh o ty dhe ate qe mcifet mbas teje. Uroj te jete sa me shpejt!

  2. Ata 200 000 qe kane votuar kete pacavure dhe turp njerezor tani e tutje nepermjet ketij injoranti me mendsin e nje krimineli te rendomte tashme kane rast te shikojne vetem vetveten se ky palaco km eshte pasqyra e tyre. Dhe te kenaqen. Se pikerisht ata do te jene dhe me te poshteruarit prej tij. Drejtsia funksionon ne nje forme ose ne nje tjeter. Apo jo?

  3. TE RREN MENJA O PALLOSH , TE RREN E SHKRETA MENJE .
    TE BEJE BASHA LEVIZJET E DUHURA DHE E SHIKON TI O PALLOSH , QE ME QENKE PLLOÇ FARE .

  4. Tanime eshte pare qarte se humbja e tij do jete e permasave te frikshme. Them te frikshme se ne momentin qe do behen zgjedhje, koalicioni antirilindje do marre mbi 100 vende ne parlament dhe ne rrezikojme te kalojme nje autokraci tjeter.

  5. Sinqerisht me erdhi per te qeshur kur ne ditet e para te qeverisjes se ketij derdimeni, Sali Berisha tha ne parlament se ; O njerez ndaleni kete te cmendur, nuk e njihni ju kete e njoh une! Tashme eshte e frikshme ne duar te kujt jemi!

  6. Ky eshte nje kriminel ordiner qe drejton nje popull injorant dhe te paformuar dhe te papergjegjshem. Por jo rrugeve te anglise apo italise apo gjermanise por ne zyre km i vendosur nga shqiptare. Bota eshte e mbushur me te cmendur kriminel ordinere vrases hajdut perdhunues por shoqeria i izolon dhe i burgos nuk i promovon nuk i ndjek e jo me ti votoje. Pra pune shqiptaresh gjelle qensh thote populli.

  7. Shqiptareve u ka ngel ora ne vitin 1985. Duke qene ekstremisht te varfer dhe me intelekt te pa formuar behen lehte viktime e politikaneve te paskrupullt dhe e partive qe i perdorin thjesht per t’i mbajtur ne pushtet. Kur do te ndergjegjesohen shqiptaret per t’u cliruar nga zgjedha e ketyre qe po i kalerojne nje zot e di. E deri atehere run, run as fast as you can.

  8. Cbehet ketu more cbehet ketu. More ka njerez ky vend apo vetem gomare e kuaj me rroba? E pse na hodhi ne kete vrime haleje, gjynah?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu