• |
ide | kryesore

Reagon Lubonja për sulmin me gurë: Policia gënjeu, serviri një version të rremë për ngjarjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatos Lubonja akuzon Policinë e Shtetit se ka ofruar për publikun një version krejtësisht të rremë të ngjarjes, kur makina e tij u godit nga Arben Haçkaj për shkak të qëndrimeve të tij publike si analist dhe publicist.

Sipas Lubonjës, goditja e makinës së tij nuk ishte rastësore, siç e përshkruan Policia, në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia, por ishte në vazhdën e fyerjeve të vazhdueshme që autori kishte bërë në adresë të publicistit.

Lexo më tej: 

Sulmi ndaj makinës së Fatos Lubonjës, policia: Agresori i sëmurë mendor 

Madje, sipas tij, në po të njëjtën ditë, agresori duke vijuar këtë sjellje agresive ndaj Lubonjës, ka hedhur nga dritarja e katit të katërt në pallatin ku banojnë familjarët e analistit, vazot me lule, që nëna e tij mbante dhe kujdesej para derës së saj. Por, sipas analistit, njerëz të tillë ndikohen lehtësisht nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment denigron, fyen dhe godet gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij.

Lubonja shprehet në reagimin e tij për gazetën panorama se “gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes”.

Sipas tij, referuar edhe burimeve nga Policia e Shtetit, “është arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin”.

FATOS LUBONJA

Kam marrë dijeni për ngjarjen në Itali, ku ndodhem, nga familjarët, të nesërmen, e martë 2 korrik. Mësova se kemi të bëjmë me të njëjtin të sëmurë mendor që ka sulmuar edhe herë tjetër familjarët e mi, duke fyer qëndrimet e mia si gazetar, por që nuk i kam vënë rëndësi sepse atë gjuhë ka kohë që e dëgjoj nga të sëmurë shumë më të rëndësishëm. Nuk mendova se e ka shtyrë dikush direkt, por sigurisht nuk mund të mos mendoja se për këtë sulm, duhet të ndihen përgjegjës njerëz si Kryeministri, që natë e ditë punojnë për të denigruar, delegjitimuar, poshtëruar punën time dhe të kolegëve të mi, duke përdorur terma të tillë si “kazan”, “shpifës profesionistë” “antishqiptarë” etj.. Gjithsesi, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një të sëmurë, që për më tepër ishte arrestuar, nuk e bëra çështje publike.

Lajmi doli nga burimet që kanë gjetur gazetarët e “dosja.al” dhe u shoqërua me komente e reagime të ndryshme që dihen.

Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë. Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time. Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës. Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes. Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin.



8 Comments

  1. E more Lubonje ket e vend e ka mare lumi ky km Shqiptar esht me i smur mendor se te smuret mendor polic dhe ministri i policeve qe esht teper i semur pas ketij Gerdalles plak qe e ka emrin EDVIN RAMA,qe ja ka qir gruan babi i vet, kjo esht pra kurvi qeveri.

  2. eama te vej mend e te kete kujdes me fjalet sic kane kujdes keta qe kane nje vit predikojn dhune e thua ajo dhuna do na bej mrekullira

  3. Ti Fatos e gjykon psikopatin nga pozicioni yt, ndersa une e gjykoj se ti je me agresiv se Rama dhe ke harritur t’i besh thirrje krimineleve per dhune deri ne revolucion per rezimin e tij.
    Keshtu e ke nisur jeten tende duke akuzuuar edhe babane tend dhe keshtu do e mbyllesh.
    Nje fjale e lashte thote:
    “Te keqen nuk t’a beri njeri, te keqen ia bere vetes!”

  4. Sa poshte ke rene o kryetari I forumit ne vitin 97 per rrezimin e salihut te pare,tani ky killer pa pagese por per kenaqesi qe ka vrare e prere kete popull tani te eshte bere mbrojtesi yt nga budallenjt qe levizin neper rruge,u bere palaco me kete histori,vellai yt nuk ka folur asnje fjale ti llomotit lart e posht

  5. ik o Lugonje, mir qe e thet vet qe eshte nje i cmendur te pallati qe gricet gjithmon. Basha spriti dot asnje cerek sekondi, doli direkt e denoi Edi Ramen. keshtu dhe aletatet e tij. tani ti po thua qe edhe ky psikopati qe gricet gjithmon, na e ben kete pun se degjon Ramen ne televizor. Po ata psikopatet e tjer qe i bie te degjojn Salehun cfar duhet te bejn ata? Jeni ber si ai qeni qe kafshon bishtin e vet, i dhemb, nxefet me shum dhe e kafshon me fort e pastaj fillon e qan, po bishtin se leshon.

  6. shoku ske len dit pa dal ne televizor e pa permend, dhun, gjak, terheqje zvarr, hedhje ne lan. ty te ra nje psikopat dhe psikopatin as ligji nuk merret. po mos te te duket cudi qe dikush te degjoj ty dhe te veproj me menyrat qe ti predikon kunder teje, thjesht sepse eshte kundershtar politik. nqs ti thua ti vrasim e ti djegim mavit, normalisht qe do dali dikush dhe nga mavit e do thot te njejten gje per ju te republikes se re. mos u habis, kush rron me shpat, nga shpata vdes.

  7. Nje popull qe nuk lufton te keqen eshte i urryer.
    Zhan Pol Sartre.
    Qeverite ne albanistan jane nje e keqe e vazhdueshme.

  8. Fakti qe Policia mbulon agresorin duke e quajtur veprimin nul, po e ndiqte Policia ket Kellires, pse?. Duhet të na mbushte mendjen Policia, te sqaronte per se e ndiqte…. Ky guaku gjuakerka nji makine Kur e ndjek Policia., yffff!!!!
    Vo Policia flet percart dhe mbulon kriminelin, se e ka vu vete ose e ka te Bandes, dhe e ben duke mbulu diellin me shoshe se e di qe nuk do ndeshkohet nga më lart.
    Fare e qarte qe ke Banden ne veprim. Kete kazankaravidhesh Mafioze shikoni o KM yne, Naltmadhni.
    I llagarepsur….
    Po deshe.
    Se Lubonjes etj
    ti vetem mashalla
    mund ti bosh, a I vrare! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *