• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Lajme, Të fundit



Ka nisur  seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

I pari që mori fjalën nga foltorja e Kuvendit ishte deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh i përzgjedhuri si kryetar i këtij komisioni, Ulsi Manja, i cili tregoi rrugën përmes të cilës ka kaluar procesi ligjor për shkarkimin e presidentitit. Manja deklaroi se kreu i shtetit ka përdorur një gjuhë aspak të përshtatshme dhe fyese ndaj anëtarëve të komisionit, duke shtuar se vendimi për shkarkimin e tij është i domosdoshëm për shkak të qëndrimeve anti-ligjore në vendimin për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kjo seancë vjen vetëm pak orë para se të nisë protesta e dhjetë në radhë në rang kombëtar e thirrur nga opozita e bashkuar joparlamentare, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore.



2 Comments

  1. Rrofshin Pleniumet e Partise!
    Poshte revizionistet dhe kulaket!

    Dhe motren ne podh bolshevikeve kudo qe shkerdhehen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *