• |
ide | kryesore

Shkarkimi i presidentit/ Rama lexon hartimin e radhës.

Arkiva, Kryesore

Edi Rama ka zhgënjyer sot të gjithë ata që prisnin fjalimin e tij në parlament,  për të dëgjuar argumentat se përse duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i presidentit. Por në mbi gjysëm ore monolog, kryeministri nuk ka dhënë qoftë edhe një argument, interpretim, apo bindje të tij se ku e ka shkelur kushtetutën kreu i shtetit.

Lexo më tej:

Të gjitha fazat që duhen për të shkarkuar Metën

Fjala e tij e sotme më shumë i ngjante një hartimi humoristik, si pjesë e dytë e përshkrimeve që ka bërë në librin Kurbani për ish aleatin e vet të së majtës, sesa një qëndrim prej shtetari.

I nisur nga prezuposti napoleonian se kundërshtari që gabon duhet lënë ta bëjë këtë, Rama tha se detyrimi ndaj Shqipërisë e pengon të veprojë sipas këtij interesi vetjak të socialistëve. Ai u mor, një nga një, me të gjitha kritikat që i janë bërë atij pas 30 qershorit, me pjesmarrjen në votime, me interpretimin allasoj të raportit të ODHIRIT, me shëndetin mendor të Metës, me daljen në plazh me rrobabanje, me drekat me koran në shoqërinë e Fahri Balliut, me anti metafora për Mic Sokolin dhe Vojo Kushin, por nuk tha dot asnjë argument të vetëm se ku presidenti ka bërë një krim aq të rëndë kushtetues sa duhet shkarkuar.

Si gjithmonë, megjithëse pa frymëzimin, risinë dhe gjetjet befasuese të dikurshme, fjalimi i Ramës në stil nuk kishte të sharë. Me siguri garën e një nxënësi që do ti mburret zyshës së letërsisë se shkruan hartime më të bukura se rivali i tij, Edi Rama e fitoi edhe sot ndaj Metës.

Por nga ana tjetër, garën e argumentave politiko-juridikë, nëse mund të anullohej apo jo 30 qershori, për të cilën kreu i shtetit ka bërë një argumentim precis dhe detajist, ai as nuk pranoi ta luante. Dhe kjo, jo sepse pret ndonjë përfundim nga komisioni hetimor i parlamentit, që është në ditë po aq të zëzë sa ai që Berisha ngriti për të vërtetuar pucin e shtetit, por thjeshtë se nuk kishte cfarë të thoshte. Prandaj vendosi të bëjë në kuvend letërsi bulevardeske.  

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Ti je pasqyra e atyre pak qe te kane votuar. Duke te pare e degjuar ty te shohin vetveten? Ky eshte niveli juaj. Medioker totalisht te paafte injorante ne ekstrem dhe te piset dhe te erret sa vete krimi po ne ekstrem. Cfare mbjell korr. Do te shihni vetveten edhe me te degraduar.

  2. Bej hartim dhe shkarko njerez. E cfare duhen argumentat juridike? Hic fare. Reforma ne drejtesi e tregoi haptas kere. Gjyqet tani behen tek Shqiperia qe do ai.al.

  3. Rama nuk harton hartime thjesht nga qejfi, por se nuk di te bej shume gjera te tjera. Rama na ka faktuar se eshte i mire ne vetem tre gjera:
    1- Shkarravina piktoreske ne flete dhe rroba
    2- Hartime ne injorance te ideve dhe koncepteve, qe ne pergjithesi t’i jep shkolla, apo nje fare shkolle
    3- Te vjedhe zgjedhjet, se vjedhja e Shqiperise eshte byproduct
    Faktet per kete jane pafund, por deshtimi ne Poznan dhe ne pergjithesi me procesin e integrimit, eshte ulerites.

  4. E KEMI INAT PALLOSHIN E ANETES POR DUHET TI JAPIM HAKUN . NUK QEKA EDHE AQ HARTIM SIÇ THONI JU O LAPSI . ATE QE BASHA AKOMA NUK KA GUXIMIN TA THOTE , KY E THA . ZGJEDHJET E ARDHESHME NUK DO ORGANIZOHEN ME NGA PARTITE DHE MILITANTET . DHE KJO ESHTE NJE FITORE E MADHE PER KETE VEND . KY PO TREGOHET ME LARGPAMES SE BASHA . PER MENDIMIN TIM , KUSH MERR INISITIVEN E NDYSHIMEVE LIGJORE NE KODIN ZGJEDHOR DHE ATE KUSHTETUES KA EDHE MUNDESITE ME TE MEDHAJ QE TE JETE FITUES NE ZGJEDHJET E ARDHSHME .

  5. Sikur të mos kishte ndodhur asgje e kritikueshme për qeverisjen Rama, normalisht cilido shqiptar që do të dëgjonte qofte edhe fjalimin paçavurë të tij sot në Kuvend, duhej të thoshte se si është e mundur që ky njeri është zgjedhur kryeministër.

    1. Nëse do të pranojmë se Ilir Meta është “hajn”, atëhere kemi pranuar se ata që e zgjodhën kryetar parlament e më vonë president janë super hajna.

    1. OR KURV E RRAC KARAKURVE TA QI LIBRIN E SHTEPISE , TE QI ME BURRA E ME GARA, TE QI ME TE GJALLE E TE VDEKUR O PIDHMOTRE . UNE TE KAM QI MORTEN GRUNAN DHE LISTEN E DASMES TY DHE GJITHE KOMUNISTEVE OR PIÇK MASHKULL . ROPT KU TI KESH .

  6. AI ishte nga fjalimet me te turpshme qe ai parlament ka degjuar, njesoj si fjalimi ku denohej veprimtariaarmiqesore e Mehmet Shehut ne Kuvendin Popullor kur i ati dhe daja i nenes se tij ishin deputet. Eshte per te ardhur keq qe historia perseritet dhe ne si popull po prape rrime e nenshtrohemi.Kadri dylberi kujton se me frazen fajin e ka Saliu dhe se fundmi fajin e ka Haxhiu do te mbuloje gjendjen ku ka arritur ky vend dhe korrupsionin te lidhur me aktivitetet kriminale.Gjithsesi i uroj sherim te shpejte se dje ishte me te vertete rende

    1. Po çfarë lidhje ka me me fjalimin psikopatik të Ramës pyetja se kush e vrau Santosin apo Remziun o i ziu ti ? Dy personazhet që përmend janë raste që nuk kanë asnjë lidhje me njeri tjetrin.
      Nëse do të niseshim me pyetje të tilla , atëhere cilido e ka të drejtën që të bënte ty pyetjet :
      Kush vrau, burgosi e persekutoi me dhjetra mijë shqiptarë vetëm se mendonin ndryshe në gati 5 dekada të diktaturës enveriste ?
      A ke dëgjuar ti që në 30 vitet e tranzicionit të persekutuarit nga diktatura komuniste të kenë vrerë ndonjë nga persekutorët e tyre komunistë ?
      Edhe në këto vite, ka ndodhur njëlloj.
      Janë përsëri persekutorët komunistë apo bijtë e tyre që kanë vrarë e keqtrajtuar viktimat e tyre.

  7. @@@@ I Paemer .. a ke pa gjo kalin pullali te Sadije Berishes(ish gruaja e Zen Berishes qe ka dy femije me te) se e kerkon e shkreta .NQS q perdor Armina te lutem nderhy ne Komitetin Helsinki te kafsheve se Armina di vetem tja hypin gomeret,Shkullaku te na shkruaje ose debatoje ne TV qe unioni i njethundrakeve eshte me PS.

  8. Sa gjera ka thene…..super mashtrues ordiner. Super hajdut. Keta kane prek fundin fare. Nuk hyne as te kafshet jo. Se njerez….skane lidhje me njeriun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu